Ish-deputetja Monika Kryemadhi, pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO, hodhi akuza teksa tha se SPAK vazhdon të shantazojë Ilir Metën dhe familjen e saj me hetimet që po vazhdon edhe pse dosjen e ka kaluar për gjykim. Ajo shënjestroi Altin Dumanin duke e cilësuar si ushtar të Yuri Kim, ish ambasadores së SHBA. 

“Sot ne jemi në këtë standart për shkak të saj gjëje që ndodh edhe sot në këtë gjykatë dhe sistemin e drejtësisë. Vazhdon hetimi. Nëse dosja hetimore do të ishte mbyllur në 27 korrik, Prokuroria vazhdon e heton, thërret dëshmitarë dhe merr letërporosi që domethënë se hetimi për Metën, Kryemadhin, mamanë time dhe të tjerët vazhdon. Do të thotë se jemi në hetim paraprak dhe arsyeja për të cilën vepruar në mënyrë të tillë është për të mbajtur Metën në burg, Monika Kryemadhin dhe familjarët nën presion dhe për të arritur në inat personal nuk e di të kujt e ka. Nuk është gjë tjetër veçse ata që duan ta bëjnë janë ushtarë të bindur të Yuri Kim, edhe pse është në largim e sipër.”, tha Kryemadhi. 

Më pas ajo shtoi: 

"Por një gjë të mirë kishte seanca.  Sot ne kemi persona apo kompani që kanë paguar fatura në emër të LIS, që në këtë moment, nxjerr në pah edhe grushtin e shtetit ose pucin ndaj familjes time apo rrethit shoqëror, që dmth se një kompani amerikane sipas SPAK ka paguar për LSI në një kompani amerikane për lobim që LSI është parti politike. Në këtë rast, nga ky moment akuzat e liobimit, edhe me ato që ka ngritur Dumani dhe SPAK për Metën ngarkojnë me faj kompaninë GSIS dhe sistemin financiar në SHBA, e cila ka pranuar që në llogarinë bankare të një kompanie lobimi amerikane ka pranuar të paguhet para në emër të një partie politike shqiptare". 


Lajmi kryesor:

Lobimi në SHBA, SPAK me provë të re! Meta: Gënjeshtër! Avokati: E paligjshme! Shtyhet seanca paraprake në GJKKO