TIRANË- Edhe këtë të martë nuk u zhvillua seanca paraprake për kalimin apo në gjyq të dosjes Meta-Kryemadhi. Shkak u bë mungesa e avokatit të Kryemadhit, i cili ishte në arrest shtëpie por pas disa orësh u lirua, ndërsa gjyqtarja Gjoka vendosi edhe pezullimin e afateve të paraburgimit për Ilir Metën. Kjo solli edhe reagimin e avokatit të Metës i cili e quajti gjyqtaren Gjoka të kapur dhe të presionuar nga prokurorët sepse po e hetojnë për akuzat që ka ngritur Sali Berisha ndaj saj se ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi.
Një tjetër arsye përplasje ishte edhe fakti se prokurorët e SPAK njoftuan për një provë të re, një letërporosi e ardhur nga SHBA me pagesa për çështjen e lobimit. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha se organi i akuzës shkeli ligjin me provat që paraqiti pasi i ka mbyllur hetimet.
“Tani do fillojmë betejën me gjyqtaren, e cila sot ka marrë një vendim të rrezikshëm tjetër, duke vazhduar pezullimin e afateve të paraburgimit të Metës edhe pse kam qenë prezent. Zonja Gjoka nuk është gjyqtare e aftë edhe juridikisht, por e kapur politikisht. E shantazhueshme edhe juridikisht nga ana e SPAK se është në hetim. Ne do vazhdojmë betejën për largimin urgjent të kësaj gjyqtare.", tha Cakrani.
Vetë Ilir Meta në një postim e quajti gënjeshtër të SPAK lajmin se ka gjetur një tjetër provë. Meta thotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga apo dijeninë e tij për shkelje të tilla.
"Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik", shkruan Meta.
Edhe ish-deputetja Monika Kryemadhi sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani për zgjatjen e hetimeve. Sipas saj, ndonëse hetimet duhet të ishin mbyllur më 27 korrik, ata vazhdojnë ende me synimin e vetëm që të mbajnë Metën në paraburgim, si dhe për të ushtruar presion ndaj saj dhe familjes së saj.
“Domethënë se jemi në hetim paraprak dhe arsyeja për të cilën është hetuar në mënyrë të tillë është për të mbajtur Metën në burg, mua dhe familjarët nën presion. Ata që duan ta bëjnë janë ushtarë të bindur të Yuri Kim, edhe pse është në largim e sipër.”, tha Kryemadhi.
Seanca paraprake për Metën dhe Kryemadhin, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie do rë mbahet më 11 nëntor. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka sulmuar nga burgu SPAK-un pas paraqitjes së provave të reja ndaj tij në seancën e mbajtur sot për kalimin ose jo të dosjes për gjykim. Meta i cilëson provat e reja nga SHBA si një gënjeshtër të shpërndarë nga prokurorët që i quan si “shkelës ligji” dhe “kamikazë të Edi Ramës”.
Sipas ish-presidentit, e gjithë kjo gjë bëhet për të justifikuar faktin se mbahet ende në paraburgim si dhe për të zgjatur mandatet e tyre si prokurorë. Meta pretendon se asnjë letërporosi e ardhur nga SHBA nuk mund të provojë shkelje nga ai.
“Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve.
Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.
Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.
E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim.”, thotë Meta.
Postimi i Metës
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO, hodhi akuza teksa tha se SPAK vazhdon të shantazojë Ilir Metën dhe familjen e saj me hetimet që po vazhdon edhe pse dosjen e ka kaluar për gjykim. Ajo shënjestroi Altin Dumanin duke e cilësuar si ushtar të Yuri Kim, ish ambasadores së SHBA.
“Sot ne jemi në këtë standart për shkak të saj gjëje që ndodh edhe sot në këtë gjykatë dhe sistemin e drejtësisë. Vazhdon hetimi. Nëse dosja hetimore do të ishte mbyllur në 27 korrik, Prokuroria vazhdon e heton, thërret dëshmitarë dhe merr letërporosi që domethënë se hetimi për Metën, Kryemadhin, mamanë time dhe të tjerët vazhdon. Do të thotë se jemi në hetim paraprak dhe arsyeja për të cilën vepruar në mënyrë të tillë është për të mbajtur Metën në burg, Monika Kryemadhin dhe familjarët nën presion dhe për të arritur në inat personal nuk e di të kujt e ka. Nuk është gjë tjetër veçse ata që duan ta bëjnë janë ushtarë të bindur të Yuri Kim, edhe pse është në largim e sipër.”, tha Kryemadhi.
Më pas ajo shtoi:
"Por një gjë të mirë kishte seanca. Sot ne kemi persona apo kompani që kanë paguar fatura në emër të LIS, që në këtë moment, nxjerr në pah edhe grushtin e shtetit ose pucin ndaj familjes time apo rrethit shoqëror, që dmth se një kompani amerikane sipas SPAK ka paguar për LSI në një kompani amerikane për lobim që LSI është parti politike. Në këtë rast, nga ky moment akuzat e liobimit, edhe me ato që ka ngritur Dumani dhe SPAK për Metën ngarkojnë me faj kompaninë GSIS dhe sistemin financiar në SHBA, e cila ka pranuar që në llogarinë bankare të një kompanie lobimi amerikane ka pranuar të paguhet para në emër të një partie politike shqiptare".
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani shënjestroi gjyqtaren e seancës paraprake Irena Gjoka, për të cilën tha se ia ka thënë në sy në sallë që po shantazhohet nga prokurorët pasi është në hetim. Sipas tij, gjyqtarja nuk mund të pezullojë afatet e paraburgimit për Metën pasi ai ndodhej në sallën e gjyqit.
Edhe prokurorët e SPAK, sipas tij, shkelën ligjin duke vazhduar hetimet ndërsa kanë depozituar dosjen në gjykatë.
“Mungonte një nga përfaqësuesit ligjorë të zonjës Kryemadhi dhe seanca u shty. Organi i procedurës cuditërisht kishte sjellë edhe prova të reja, të cilat ajo që ishte administruar në datën 1 tetor e më pas që dmth se edhe pse hetimet kanë përfunduar, vazhdojnë të kryejnë akoma hetimet. Kjo është e rrezikshme sa i përket Kodit të Procedurës dhe ligjit në tërësi sepse nëse përfundojnë hetimet, organi i procedurës përfundon aty aktivitetin e tij hetimor. Kjo që kanë bërë sot prokurorët e SPAK është shkelje e rëndë e procedurës dhe kushtetutës. Do të njihemi me provat e reja. Kjo ka krijuar debat në sallë se kemi kërkuar llogari pse vazhdon hetimet edhe pse kanë përfunduar. Ne sot kemi pasur tension me gjykatën. Ne e kemi me gjyqtaren. Tani do fillojmë betejën me gjyqtaren, e cila sot ka marrë një vendim të rrezikshëm tjetër, duke vazhduar pezullimin e afateve të paraburgimit të Metës edhe pse kam qenë prezent. Zonja Gjoka nuk është gjyqtare e aftë edhe juridikisht, por e kapur politikisht. E shantazhueshme edhe juridikisht nga ana e SPAK se është në hetim. Ne do vazhdojmë betejën për largimin urgjent të kësaj gjyqtare.", tha Cakrani.
I pyetur për letërporosinë nga SHBA, ai tha:
"Ka patur letër porosi, në SHBA vazhdon për çështjen e lobimit. GSIS kishte marrë një pagesë nga një biznesmen që nuk ka as firmë as vulë nga Meta dhe as llogari bankare nga LSI. Ne nuk na shqetëson letërporosia si provë, por fakti që organi i procedurës ka përfunduar hetimet dhe vazhdon hetimet sot në seancë paraprake. Kjo është e tmerrshme. Do të flas me zotin Meta dhe do të mbajmë qëndrimin tonë sa i përket Irena Gjokës, me këtë është e vështirë për të vazhdojmë procesin gjyqësor. Unë prezent aty ajo pezullon afatet se mungon një avokat i një të pandehuri tjetër. Në vendime thuhet se kur mungon pa arsye avokati i të pandehurit,. Unë jam aty jam prezent dhe ajo vazhdon pezullon. Çfarë t’i bëj Irena Gjokës kur ajo është në shantazh. Ia thashë në sy se ty prokurorët ty të shantazhojnë dhe po të hetojnë. Halli i saj është se ka mashtruar drejtësinë. “, tha Cakrani.
Komente












familje e degjeneruar...
PërgjigjuPo kete e futet ne burg te na derdellise, mos na e beni lajm perdite kete hajdut e koken e krimit te droges, i ka te gjitha maskaralleqet mbi tavoline, do dhe te drejta ai qe ka marre peng me gjithe ate bucen e tij, jeten e shqiptareve per 35 vjet, ai eshte per te futur te burgu 41 bis.
Përgjigju