SPAK çon në gjyq dosjen e Safet Gjicit: Pasi përfitoi favore seksuale i premtoi Alma K ta ndihmojë me projektin e mbrojtjes së qenve në këshillin bashkiak

SPAK çon në gjyq dosjen e Safet Gjicit: Pasi përfitoi favore seksuale i premtoi Alma K ta ndihmojë me projektin e mbrojtjes së qenve në këshillin bashkiak

Safet Gjici dhe Alma K.

Prokuroria e Posaçme njoftoi sot (25 nentor 2023) se ka vendosur t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçit.

Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përfituar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës” thuhet në njoftimin e sotëm të SPAK.

Safet Gjici, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Kryetar i Bashkisë Kukës akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i K. Penal, hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (ekzekutuar në datë 24.06.2023).

Alma Kaçi, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga neni 245 i K. Penal, hetuar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale (ekzekutuar në datë 24.06.2023).

Prej 24 qershorit 2023, kur dhe u arrestua, Safet Gjici ndodhet në paraburgim. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar para gjykatës se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 26/11/2023 07:29

    Ko eshte heroine per faktin qe e coje per lesh kte shtazen ja shkaterroi gjithcka qe ngriti me vjedhje e dhune..kjo duhet te dekorohet Jo ne burg e duhet ti nderrojne identitet e ta dergojne jashte bashke me femijen

    Përgjigju
    • Sorkadhja: 26/11/2023 10:03

      Kjo duhet te jet ne BKH, se luftoj me goj korrupsionin, qe nuk e dinim ke Safuti.

  • Ndergjegja: 25/11/2023 14:25

    Morali Shtetit shqiptar para Gjyqit...Eshte hap i pergjegjshem dhe jetik ne ecjen petpara te demokracise ne Shqiperine Tonë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…