TIRANË- BKH dhe Policia e Shtetit prej mesditës së djeshme po zhvillojnë kontrolle në kulla luksoze dhe disa ambiente të tjera në Tiranë, pas një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane për mashtrime me Call Center.

Hetimet mes autoriteteve italiane kanë pasur si indicie edhe një episod të një emisioni investigativ italian Le Lene, ekipi i të cilit ishte dje edhe në Tiranë kur agjentët e BKH bastisën ambientet e një zyre në një kullë luksoze në kryeqytet, 4Ever Green Tower që ndodhet përballë Kishës Ortodokse. Kontrollet në objektin që ndodhet ngjitur me Gjykatën e Lartë, u bënë me qëllim gjetjen e materialeve apo sendeve të tjera me vlerë lidhur me hetimin për mashtrim përmes call center-ave.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se operacioni i SPAK me italianët deri më tani ka çuar në pranga 10 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur 2 të tjerë, të cilët konsideron edhe si kokat e këtij grupi që ka krijuar skemën e mashtrimit. Të njëjtat burime thonë se deri më tani janë bastisur 6 ambiente, ndërkohë që ky grup përdorte një skemë të mirëmenduar për të humbur gjurmët. Që t’i shpëtonin policisë, grupi herë pas herë ndërronte ambientet ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm.

Lajmi në përditësim...