Arrestimet e SPAK-ut, Kapri: Nuk sjellin rrotacion politik! Shabani: S'ka garë me ide, s'përballem dot me to! Kikia: Opozita nuk është alternativë

Hetimet dhe arrestimet e SPAK në politikë janë temë diskutimi këtë mbrëmje në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv.

Analisti Erald Kapri deklaroi SPAK-u e ka bërë punën por mund të mos kemi rrotacion politik, ndërsa si shembull solli Rumaninë ku ka pasur arrestime të ministrave.

“Të gjithë i futemi SPAK, po puna është shoqëria çfarë bën. Në Rumani SPAK atje ka qenë dhe më agresive se këtu kanë arrestuar 15 ministra kryeministrin por atje nuk ndryshoi pushteti nuk pati rrotacion. Sado zyrtarë ti arrestohen Veliajt dhe Ramës ne mund të mos kemi rrotacion politik dhe për çfarë bëhet e gjitha kjo”, tha ai.

I tërhequr për t'u përballur në zgjedhje me alternativën e tij lkundrejt kundërshtarëve u tregua Kryetari i nismës “Thurje”, Endrit Shabani. Ai u shpreh se nuk është garë idesh prandaj nuk përballet dot me këto kundërshtarë politikë.

“Këta kanë krijuar një mekanizëm që vjedhin e krijojnë para që të vijnë përsëri në pushtet. Kjo nuk është garë elektorale, përballë tyre nuk garoj dot.  Nuk kam përballë një njeri me ide politike që ti dal pëballë me ide më të mira. Kam përballë një grup kriminal. SPAK po e çmonton. Pastaj le të dalim me ide”-u shpreh Shabani.

Nota kritike për Shqipërinë Shabani ka pasur edhe sa i përket mënyrës së të bërit biznes.

“Shqipëria 60 vende poshtë Maqedonisë në të bërit biznes. Duhen futur në burg edhe këta që bëjnë ligje.

Të njëjtin mendim ndau edhe kryetari i FRPD, Besart Xhaferri.

“Deputeti duhet të mendohet shumë përpara se të ngrejë atë kartonin", tha Xhaferri

“Nëse ata bëhen bashkarisht për të vjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi”, shtoi Shabani.

Me hetimet e fundit, SPAK sipas analistit Mentor Kikia i ka shtruar rrugën e rrotacionit opozitës, pavarësisht se këtë të fundit nuk e sheh si alternativë për t'u votuar.

“Ajo që ka nxjerrë SPAK i ka shtruar politikës rrugën politike për të shkuar të rrotacioni. Jo se opozita meriton pushtet”.

"Opozita është organizata me anti-korrupsion që duhet të denoncojë rastet por pasi opozita sot nuk është mundësi votimi. Ky është problemi. Ju po prisni që ata t’i arrestojnë të gjithë dhe të shkoni ju të uleni ju në zyrat e tyre. Ju nuk jeni të besueshëm. Ju nuk keni alternativa t’i tregoni popullit.Populli ju rrëzoj. Jeni me lidershipin e 2013-ës që populli e rrëzoi nuk e ka harruar", shtoi Kikia në debat me kryetarin e forumit rinor të PD-së Xhaferri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Endri Shabani: Jam i shqetësuar për tokën publike

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” në Report Tv Kryetari i nismës “Thurje”, Endrit Shabani  ka folur për investimin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit.

“Këta janë biznesmenë pse marrin toka publike pse nuk marrin toka private. Pse nuk merr një pronë private. Sepse tokën publike është pa zot aty. Kjo më bën të mendoj se nuk kemi të bëjmë me një investim apo qëllim pozitiv”.

Gazetari Mentor Kikia u shpreh se nuk ka asnjë problem që të investohet në një vend të tillë por mënyra e qasjes së këtij investimi është e dyshimtë.

“Kemi një shkëmb që ka më shumë bunkier sesa pemë, duhet të çosh tubacion është investim i madh, nuk është zonë e mbrojtur se ka pas aktivitet ushtarak. Një investim 1 miliardë dollarë duket një dhuratë shumë e madhe dhe cili vend në Mesdhe do kishte kurajo te mos ta pranonte? Asnjë. Por kur e shef si kalon ky investim ke dyshime. S’ka asnjë të keqe por mënyra se si qasen këta duke fshehur këmbët, thua ore nga vijnë këto para.”

Ora 21:47
Analisti Kikia: SPAK-u s’i zgjidh dot të gjitha, të fut të burg pasi e ke bërë krimin

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “5 Pyetjet" nga Ilir Babaramo në Report Tv teksa ka folur për hetimet e SPAK-ut në politikë tha se prokuroria nuk mund të rregullojë gjithçka.

“Ideja është që kur gjëja bëhet mullar ka një shprehje që thotë populli, ka ca sëmundje që i shëron vetëm vdekja. Ndërsa në politike ka ca sëmundje që i shëron vetëm vota. SPAK-u s’i zgjidh dot të gjitha” u shpreh Kikia.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja