SPAK drejt finalizimit (pa 2 anëtarë)! Vettingu konfirmon edhe 3 prokurorë

SPAK drejt finalizimit (pa 2 anëtarë)! Vettingu konfirmon edhe 3 prokurorë

TIRANE - Teksa publikisht për ngritjen e SPAK është deklaruar nga kreu i KLP-së Genti Ibrahimi muaji tetor, deri më tani ky institucion është bërë me 8 prokurorë, të cilët kanë kaluar vettingun në të dyja fazat dhe për tu plotësuar 10 hetues mungojnë vetëm 2.

ReportTv sjell listën e tetë prokurorëve të cilët kanë kaluar vetting si nga KPK në shkallë të parë ashtu edhe nga KPA ku rezulton se për ta nuk ka patur ankim.

Ata janë Arben Kraja prokurori i dekriminalizimit, Enkelejda Millona drejtuesja e Eelbasanit, Klodian Braho, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Behar Dibra prokuror të Krimeve të Rënda, si dhe Elida Kaçini prokurore e Tiranës, si dhe Altin Dumani drejtues i komanduar tek Apeli i Krimeve.

KLP ka miratuar në SPAK 15 emra përfshi edhe Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Doroleza Musabelliu, Ndini Tavani, Anita Jella për të cilët nuk ka një vendim final të vettingut dhe Manjola Kajana e Besnik Muçi që janë të apeluar në Kolegjin e Posaçëm.

Të kualifikuarit për SPAK

Arben Kraja

Enkelejda Millona

Klodian Braho

Ened Nakuçi

Edvin Kondili

Behar Dibra

Elida Kaçini

Altin Dumani

Në pritje të vettingut

Anton Martini

 Elisabeta Imeraj

Doroleza Musabelliu

Ndini Tavani

Anita Jella

Manjola Kajana (KPA)

Besnik Muçi  (KPA)

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë