SPAK drejt konsensusit, vetëm
një nen mban pezull votimin e ligjit

SPAK drejt konsensusit, vetëm<br />një nen mban pezull votimin e ligjit
Në 22 shtator Kuvendi do të miratojë ligjin për Njësinë e Posacme të Hetimit, ose siç njihet ndryshe SPAK.
 
Vetëm një nen ka mbajtur pezull votimin e nismës për organizimin dhe funksionimin e 3 institucioneve të reja që do të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta, ku përfshihet dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Komsioni i posaçëm i reformës do ta votojë të premten ligjin me çdo variant që amerikanët e OPDAT do të zgjedhin për nenin 6, nen i cili do të përcaktojë nëse do të ekzistojë apo jo një komsioni i posaçëm që do të hetojë figurën e pasurinë e prokurorëve, gjyqtarëve dhe hetuesve të posaçëm antikorrupsion, siç kërkon opozita, apo do të bëhet nga ILDKP e institucionet ekzistuese shtetërore.

Sa i përket Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion mund të them me siguri se nesër në komision do të ketë votim të projektligjit. Sot për këtë kemi pasur diskutime mes mazhorancës dhe opozitës. Kemi rënë dakort që ekspertët e OPDAT të njihen me ndryshimet. Nesër do kemi një votim në tërësi të këtij projektligji. Javës që vjen Shqipëria do të ketë të parin ligj që do merret me hetimin e veprave penale të krimit e korrupsionit në radhët e zyrtarëve të lartë. Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme që do merret me gjykimin e këtyre veprave. Parlamenti do iu dhurojë shqiptarëve një ligj të posaçëm për funksionimin e institucioneve që hetojnë zyrtarët në kuvend. Diskutimi sot ka qenë konstruktiv, i hapur, në frymën e dialoguar dhe jemi dakortësuar, do rrimë brenda kornizës kushtetuese që ne e kemi miratuar me unanimitet. Gjithçka që është sugjeruar është brenda frymës së kushtetutës dhe ligjit për Vettingun” tha Ulsi Manja.

“Është një çështje e hapur që ka të bëjë me procedurat që garantojnë pavarësinë e këtyre strukturave dhe praktikisht do të hiqnin rolin e organeve të kontrolluara nga ekzekutivi në fazën e kontrollit të emërtesave që shkojnë tek këto institucione.Ne propozojmë që të jenë struktura të pavarura nëpërmjet një formulimi që të jetë një komision Ad Hoc, i cili do të bëjë shqyrtimin por që nuk do të jetë nën kontroll nga qeveria." tha Bylykbashi

Në mbledhjen e kësaj të mërkure PD dorëzoi 22 amendamentet për ligjin e SPAK.
 
Në to opozita kundërshtonte vendosjen nën kontroll të telekomunikimeve dhe të ardhurave financiare të gjyqtarëve, prokurorëve dhe hetuesve të ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
Po ashtu dhe përfshirjen e policisë së shtetit në emërimet e njerëzve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
 
Megjithatë palët kanë qenë në konsensus në riformulimin e nenit 13 që kufizonte lirinë e medias.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron