SPAK firmos urdhrin për mediat: Burg deri në 6 vite kush publikon sekretin hetimor të 'Plumbi i Artë', dëshmitë e Dumanit dhe Hoxhajt

SPAK firmos urdhrin për mediat: Burg deri në 6 vite kush publikon sekretin hetimor të 'Plumbi i Artë', dëshmitë e Dumanit dhe Hoxhajt

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka firmosur urdhrin që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, dëshmi të cilat përbëjnë sekret hetimor. Deklaratat e bëra para agjentëve  të BKH dhe prokurorëve të SPAK që ende nuk janë bërë pjesë e dosjes zyrtare, që i jepet edhe avokatëve apo çohet në gjykatë përbëjnë sekret hetimor dhe do të ishte në dëm të hetimeve dalja e informacioneve të dhëna nga të penduarit e drejtësisë.

Vendimi i sotëm i SPAK është firmosur nga 3 prokurorët e dosjes 'Operacioni Plumbi i artë', Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra, ku paralajmëron se kush shkel këtë vendim, do të burgoset deri në 6 vite burg, siç e parashikon neni 295/a.

"Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë, sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet", thuhet në paragrafin e 4, të nenit 295/a.

Një vendim i tillë ka ardhur pas publikimeve në media të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj të cilët me anë të dëshmive të tyre kanë arritur që të zbardhin ngjarjet më të bujshme kriminale të 10 viteve të fundit. Megjithatë, duhet theksuar se të tilla dëshmi, ende në fazë hetimi, kanë vetëm një mënyrë se si mund të kenë rrjedhur për mediat dhe ajo është përmes vetë Prokurorisë së Posaçme, pasi ende nuk janë në dorë të avokatëve apo GJKKO. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Dëshmitë e Dumanit në media, SPAK: Do vihen para përgjegjësisë personat që nxorrën dosjen sekrete

1655405696_Screenshot2.jpg

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka reaguar për informacionet e dala në media mbi dëshmitë e fundit të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Në njoftimin e saj për shtyp SPAK, njofton se urdhri për nxjerrjen e sekretit hetimor përbën vepër penale e cila mund të shkojë deri në arrest me burg. Hetimi i dosjes 'Plumbi i Artë' është ende në proces, interesi i mediave nuk duhet të cenojë në hetim, thuhet në njoftimin e SPAK.

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR  SHTYP

Nisur  nga  interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhërin  e prokurorëve të  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 ‘’Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit  të akteve dhe përmbajtjes  së tyre’’ sqarojmë se ;

Ky urdhër  i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit  për marrjen dijeni,  pasi gazetari  ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt  caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’,  në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete  të procedimit penal nr.75/2022.

Sqarojmë se  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër  ia ka adresuar  vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme  për  të sqaruar rrethanat  në të cilat informacioni  hetimor sekret është  transmetuar  tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk  mund  dhe nuk duhet të cënojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmenduar gjatë hetimit, i  cili  vazhdon.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/06/2022 02:39

    Pak si vone ky reagim,tani qe deshmite e tyre u kthyhen ne //thriller//,tani u kujtuan keta?!

    Përgjigju
  • Profesori: 16/06/2022 14:41

    Ju e dini fare mire se ku ndodhet Talo Cela pse nuk shkoni ti vini prangat?

    Përgjigju
  • Roja: 16/06/2022 14:05

    Po ata qe i nxoren keto dokumente?????? Nese ata qe i publikojne i kane vjedhur atehere kane bere veper penale, por ata qe i kishin nuk kane faj??????

    Përgjigju
    • Loni: 16/06/2022 16:50

      Fix pra kush I nxorri keto dokumenta apo dolen nga hici!? Edhe ligji antiduhan pa lidhje!? Show vazhdon

  • anna: 16/06/2022 14:05

    Zoterinj sekreti eshte nxjerr nga ju keshtu denimin e doni ju te paret. Pa ndihmen tuaj gazetaret nuk do shkonin deri ketu ato kane bere punen e tyre .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç