Foto: Suada Sherifi dhe Eldi Dizadari

SPAK ka goditur një prej grupeve kriminale më të mëdha të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës, të drejtuar nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, i cili dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Pas këtij operacioni Shqiptarja.com risjell një artikull medias belge "GVA", dedikuar Dizdarit. Artikulli nis me ndalimin e tij nga dy oficerë policie, për shkak se po lëvizte me shpejtësi të lartë me një ‘BENZ’ luksoz në autostradën Anversw-Einthoven. Por oficerët nuk e dinin se shoferi ishte Eldi Dizdari, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë.

“Asnjë nuk e dinte se kishin ndaluar Eldi Dizdarin, një nga peshat e rënda të mafies shqiptare të drogës. Në Shqipëri, Matoshi jo vetëm që është i lidhur me trafikun e gjerë, ndërkontinental të drogës, por dyshohet se ka luajtur edhe një rol të rëndësishëm edhe në “masakrën e Bllokut”, ku një person ndërroi jetë dhe të tjerë u plagosën.

Denis Matoshi është një nga krerët e krimit të organizuar shqiptar që është vendosur në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ata pompojnë dhjetëra miliona, ndoshta nga trafiku i kokainës, në tregun lokal të pasurive të paluajtshme. Matoshi thuhet se është regjistruar zyrtarisht në Bluewaters Island Residences 2, në Dubai”, thuhet në artikull.

Në artikull vihet në dukje se ai ka kombësi belge dhe ka një fëmijë me ish misin Suada Sherifi.

"Ai është ose ka qenë i martuar (ende nuk janë të qartë)’, thuhet në artikull teksa theksohet se kjo e fundit ka 9 prona në Dubai në emrin e saj, me një vlerë totale të blerjes prej 17.8 milionë euro.

Media thekson gjithashtu se Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian "Y." Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth".

“Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian "Y." nga Antwerp. Matoshi në atë rast po ndiqet penalisht për korrupsion dhe përdorim të dokumenteve false.

Thuhet se Matoshi kishte një pasaportë false dhe një kartë identiteti false, të cilën ia kishte bërë një nëpunës i korruptuar nga qyteti i Antwerp-it. Këto kontakte lidheshin nëpërmjet një anëtari të familjes Y., i cili shpesh kishte dokumente false. Në mjedisin kriminal të Antëerpenit, Denis Matoshi njihet me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth".

Kompania Bello, është një federatë prej 14 bandash shqiptare të përfshira në kontrabandën ndërkombëtare të drogës, Matoshi thuhet se kishte dërguar mijëra kilogramë kokainë në Antëerp dhe Roterdam. Për të nxjerrë ato sasi të mëdha kokaine, Matoshi thuhet se ka bashkëpunuar me kriminelë të njohur droge të Antwerpenit si Bayram Y., i cili ishte zot dhe mjeshtër në kalatën 1700 në port.

Ky i fundit bashkëpunonte me kushëririn e tij, Marsin, i cili ishte planifikuesi kryesor i menaxherit nga terminalet e kontejnerëve të DPworld. Por kur Marsi "u nxor" nga familja e tij duke e qëlluar me disa plumba në këmbë, edhe perandoria e Bayramit u shemb.Në këto kushte "Alduth" (Dizdari) kërkoi partnerë të rinj që mund t'i merrnin kokainën në port dhe kështu u lidh me grupin e ish-kikboksierit Omar Govers dhe Najim E.M", shkruhet më tej.


Lajmi kryesor:

Goditet ‘kumbari’ i panjohur i drogës Salvador Aliu, furnizonte grupet shqiptare! Trafikuan 50 tonë kokainë, 1 në pranga, 9 në kërkim! Sekuestrohen 150 mln € pasuri, hotel e vila në bregdet (EMRAT+LISTA)