SPAK hap 28 dosje penale kryesisht (pa kallëzim), merr në dorë të gjithë bazën e të dhënave shtetërore, deri tek llogaritë bankare 

I projektuar me angazhimin e SHBA-BE për të goditur korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar, SPAK ka rritur procedimet penale kryesish, pra pa një kallëzim penal, por në bazë të investigimeve mediatike apo indicieve të tjera. Në raportin për veprimtarinë e SPAK-ut për vitin 2022, theksohet se gjatë vitit 2022 janë regjistruar 28 procedime penale me 34 persona në hetim për afera korruptive dhe krim të organizuar.

Gjatë vitit 2021 numri i procedimeve penale kryesisht ishte 18 me 9 persona nën hetim. Në raport thuhet se prokurorët e SPAK-ut, kanë përdorur teknika proaktive të hetimit, ku përveç përgjimeve telefonike “janë aplikuar në masë të konsiderueshme të gjitha metodat e posaçme te hetimit, apo disa here në të njëjtën çështje (vëzhgime, simulime, dorëzim i kontrolluar, letërpososi, agjentë të infiltruar etj..)”. 

Në raport thuhet gjithashtu se tashmë SPAK ka akses të drejtpërdrejtë në të gjitha databasat shtetërore si në Sistemin e Gjendjes Civile, ASHK, Drejtorinë e Burgjeve, Regjistrin e Llogarive Bankare, SEMD, DPSHTRR, Regjistrin Noterial Shqiptar, Regjistri i Pronave përfitues, sistemet e policisë se shtetit ADAM, E-Gjoba, Raporte-Statistika dhe TIMS.

Në raport thuhet se gjatë vitit 2022, janë krijuar 10 skuadra të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja për hetime ndaj grupeve kriminale dhe terrorizimit.

“Ndarja sipas shteteve do të ishte, Italia me numrin më të madh me 6 skuadra të përbashkëta 1 skuadër me Italinë dhe Kosovën, 1 skuadër e përbashkët me palë Suedi-Ukrainë-Spanjë, Gjermani-Gjeorgji-Finlandë-Letoni, 1 skuadër me Francën, 1 skuadër me Britaninë e Madhe”, thuhet në raport. 

Gjatë vitit 2022, SPAK ka dërguar 62 letërporosi autoriteteve gjyqësore të huaja për të marrë informacion në lidhje me dosjet e hapura për korrupsion, afera me tenderat, trafiqe, mashtrime, mashtrim kompjuterik, vjedhje, falsifikim të dokumenteve etj.

“Ndarja sipas shteteve do të ishte, Italia 12 kërkesa, Kosova 7 kërkesa, SHBA dhe Maqedonia e Veriut 6 kërkesa, Gjermania 4 kërkesa, Holanda, Mali i Zi, Belgjika dhe Franca 3 kërkesa, Zvicër, Greqi dhe Britania e Madhe 2 kërkesa, dhe të tjerat nga 1 janë: Ekuadori, Çekia, Suedia, Spanja, Austria, Qipro, San Marino, Meksika dhe Turqia”, thuhet në raport.

Pjesë nga raporti i SPAK

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Idajet Velaj: 14/04/2023 04:14

    Po cfar prisi,te gjithe ata qe kane pasur posted shteterore nga viti 1991 deri me sote tu verifikohet pasuria ,llogarit bankare,po nuk u ralizua kjo shqiperia nuk do ket demokraci,do degjenwroj ne dhune,veproni cfar prisi

    Përgjigju
  • Vangjeli: 14/04/2023 00:57

    I nderuar z. Kryeprokuror! Unë që ju shkruaj jam shtetase Vangjeli Qeleshi nga Korca. Kam bërë një ankim në KLP dhe dua ta bëj kallëzim edhe në SPAK në lidhje me një depozitë bankare në emrin tim në NBGT Bilisht ku mua si kontraktore më mungon një shumë prej 1.067.004 lekë të reja. Në lidhje me këtë rast i kam shkruar edhe KLP por nuk kam pasur përgjigje konkrete për zgjidhje , pasi përgjigjet pa sqarim ose pa më faktuar që u kontrollua realisht situata ime dhe u hetua me kujdes, nuk më vlejnë. Duke besuar se po vini në krye të këtij institucioni pa i neglizhuar rastet dhe ankesat, kerkoj nga ana juaj të njiheni me rastin dhe thjesht të urdhërohet për një hetim të saktë si dhe të hetojnë ekspertët. Duke pasur besim tek e drejta unë do ta ndjek në të gjitha shkallët këtë cështje, pasi kohët e fundit kam lexuar edhe nëpër media elektronike, mediatike e të shkruar për disa abuzime nga ana e punonjësve bankarë. Bashkamgjitur keni edhe njëherë ankimin pasi mendoj nuk është shqyrtuar fare. Mbetem me shpresë se nuk do ta thyeni besimin e qytetatëve dhe të neglizhoni jo vetëm shumën time të humbur, por edhe nëse do të ishte e kundërta të lini nga mosveprimi hije dyshimi se banka nuk ka sigurinë e duhur për qytetarët. Unë kam shpresë në një hetim të plotë e të thellë më lidhje me situatën që është krijuar.

    Përgjigju
  • Vangjeli Qeleshi: 14/04/2023 00:46

  • Mediha: 13/04/2023 20:01

    Kur raporton me shkresa, duket sikur po bëni namin me hetimet. Populli ju thotë ja ujku, ju kërkoni gjurmët. As një fjalë për denoncimet të kallëzuara publikisht të Valterit, ish deputetit, asnjë fjslë apo hetim nga avokati Idajet Beqiri. Nuk keni këllqe për këto hetime, mereni me njerëz që indivisht përgjegjësinë e kan individuale, ndërsa me njerëz që kanë dëmtuar ekonominënpublike, dhe në saj të korrupsionit janë pasuruar. Ju bëni sikur po bëni punën, ata vazhdojnë punën, për të ardhur në pushtet. Pika, prokurorisë me prokurorin e përgjithëshëm.

    Përgjigju
  • Miri: 12/04/2023 20:36

    Tek lista e shteteve keni edhe Malten.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 12/04/2023 19:26

    Hidrocentralin e Ashtes se po i kalon afati i parashkrimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?

×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?