SPAK, Hysi: Edhe ligjet e tjera të
reformës do kalojnë me konsensus

SPAK, Hysi: Edhe ligjet e tjera të<br />reformës do kalojnë me konsensus
Deputetja socialiste, anëtare të komisionit të reformës në drejtësi, Vasilika Hysi, u shpreh pas miratimit me konsensus të ligjit të SPAK, se edhe ligjet e tjera do të kenë dakordësi dypalëshe mazhorancë-opozitë.
 
"Janë mbyllur disa ligje me konsensus. Për SPAK ishte një nen që u dakordësua, ligji i rivlerësimit ka kaluar me konsensus, kushtetuta ka kaluar me konsensus. Këto janë ligjet bazë, pastaj paketa e 40 ligjeve të tjera është hapi i dytë", u shpreh Hysi.
 
Sa i takon kostos së ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë prej 1.8 miliard lekë, Hysi tha se ia vlen çdo faturë për drejtësinë e re, të shpejtë dhe të pakorruptuar.  
 
"Është fatura më e mirë, pasi ky sistem drejtësie do t'u ofrojë shqiptarëve drejtësi eficentë dhe larg korrupsionit. "Ia vlen që të ketë edhe një faturë financiare", tha deputetja e PS, Vasilika Hysi.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga