SPAK i shtohet një prokurore, KPA konfirmon në detyrë Manjola Kajanin
Prokurorja Manjola Kajana
SPAK i shtohet një prokurore, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë prokuroren Manjola Kajana, duke e çuar në 13 numrin e prokurorëve.
Në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se u shqyrtua ankimimi i Komisionerit Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë një vit më parë.
"Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore. Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit", thuhet në njoftim.
KPA sqaron se subjekti i rivlerësimit, Manjola Kajana deklaroi se gjatë këtij hetimi gjyqësor, nuk u evidentua asnjë indicie, qoftë edhe minimale, për përfshirje të saj në aktivitete të papajtueshme me detyrën e magjistratit dhe rrjedhimisht kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPA.

Seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
22.2%
-
Jo
72.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1456
Lajme të tjera
-
Gërdeci/ SPAK kërkon për herë të parë dëshminë e ish-shefit të shtabit të ushtrisë Luan Hoxha! U arratis nga Shqipëria pas publikimit të kabllogramit ku thuhej se u ankua për Shkëlzenin
23 Shtator, 16:31
-
Masakra e Gërdecit, Shkëlzen Berisha do të thirret si dëshmitar nga SPAK, avokati në Report Tv: Zhvillime pozitive, drejtësia po bën atë që kërkojnë qytetarët
22 Shtator, 13:52
-
Shkarkohet prokurori i Vlorës Saimir Smaka
21 Shtator, 12:25
-
Merrnin para për leje ndërtimi e bënin favorizime, SPAK kërkon 13 vite burg për 3 ish-zyrtarët e bashkisë Dimal dhe 2 përfaqësuesit e firmës private
20 Shtator, 14:28
-
Forcohen kriteret për emërim në SPAK, një komision i BKH do i verifikojë! KLP voton vetëm prokurorët që kalojnë 'sitën' e Komisionit të Posaçëm
20 Shtator, 13:17
-
Foltores së Berishës nuk ia zgjidh dot hallin Gazi dhe Kukësi, por Washingtoni dhe SPAK!
19 Shtator, 18:34
-
Kush e pengon SPAK, të 'godasë' djathtas?
19 Shtator, 13:33
-
Kërkoi lirinë, GJKKO rrëzon sërish Fredi Belerin, mbetet në burg! Në gjykatë ambasadorja greke e Vangjel Dule! Qytetari i irrituar: Turp t'ju vijë! Mbroni një vrasës
18 Shtator, 09:28
-
Bardhi publikon videon: Kush ia mbylli gojën Ramës për SPAK-un? Dikur i tregonte si bëhej puna
17 Shtator, 20:14
-
SPAK çon në gjykatë dosjen për Lefter Allën dhe 12 të tjerë! Si përfitoi tenderin 322 mln lekë i afërmi biznesmen i ish kryebashkiakut socialist
16 Shtator, 11:50
-
Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, arrestohet në Dubai, Amant Josifi! Do të ekstradohet drejt Spanjës
14 Shtator, 14:04
-
Spartak Braho në SPAK, 'për punë profesionale'
12 Shtator, 11:51
filluat me e dredh edhe ju?! medet si jeni katandis...
Përgjigju