TIRANË- Pasi SPAK ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Fierit dhe ka dërguar për gjykim Lefter Kokën, Alqi Bllakon e 19 të tjerë, mirëpo për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është e pamjaftueshme. Në reagimin e saj, në këtë listë të të pandehurve mungojnë “kokat” e asaj që opozita quan aferën e inceneratorëve, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama.
Kjo ka bërë që Kryemadhi të ngrejë pikëpyetje mbi punën e SPAK.
“SPAK apo “pak”?? U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq.
U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen. Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.
Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë? Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare”, shkruan Kryemadhi.
Sot Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit, ndërsa u komunikuan akuzat për 21 të pandehurit, mes tyre ish-deputeti Alqi Ballko dhe ish-ministri Lefter Koka. Sipas hetimeve të SPAK, 4 milionë euro janë paguar për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
-
Rama? Sigurisht pas teje! Ende nuk e njeh rregullin “zonjat e para” si “qytetare londineze”, Rama di të kthehet si artist!
Përgjigju -
ke te drejte monika,,,rama eshte koka e trafikut......
Përgjigju-
Ca behet andej nga ambasada ruse? Sa rubla ka vajtur rroga tanibqe ka inflacion te larte?
-
-
po mi monika ja te degjojn ty po kan harruar dhe ilirin ta marrin bashk me kto emrat
Përgjigju -
Ik be ndonj tik tok ti
Përgjigju -
0 Spak!Ku flejne dosjet e Mones e Ilir hajdutit e kriminelit.
Përgjigju -
Po ti moj Monika Buçja me burecin tënd pse sjeni në burg ? ? ?
Përgjigju









Komente
Komento