SPAK kërkon 19 vite burg për Blendi Tetën, i akuzuar si vrasës i ish-policit Santiago Malko, shtyhet seanca e sotme! Mungon avokati mbrojtës
Santiago Malko dhe Blendi Teta
19 vite burg për Blendi Tetën, të dyshuarin si autor të vrasjes e Santiago Malkos. Kjo ishte pretenca e Prokurorisë së Posaçme dhënë më 8 nëntor por procesi vazhdon pasi avokati mbrojtës nuk paraqitet. Edhe sot nuk është paraqitur avokati mbrojtës për të bërë konkluzionet duke shtyrë seancën. Teta është i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish-efektivit, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019.
SPAK akuzoi Tetën për vrasje me paramendim kryer në kuadër të grupit kriminal në rolin e ndihmësit. Prova në ngarkim të Blendi Teta janë të dhënat e përftuara nga përgjimet telefon dhe të dhëna nga ekzaminimi teknik kompjuterik i aparatit celular. Blendi Teta akuzohet në kuadër të grupit te strukturuar kriminal, ku në rolin e ndihmësit ka ndihmuan në realizimin e vrasjes së Santiago Malkos. Teta ka orientuar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal për lëvizjet e Malkos para ngjarjes. Pretendimi se ai nuk është përfshirë direkt në krim dhe nuk ka bashkëvepruar me të tjerë për të kryer krimin e vrasjes, pasi është larguar nga vendngjarja para se të kryhej vrasja është hedhur poshtë nga provat e gjetura nga tabulatet telefonike
Malko ishte emër i njohur për policinë, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Malko, ish-polic kishte në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.
Santiago Malko është vrarë me 9 plumba nga klani “Duka” i përbërë nga Leonard dhe Elis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani,Fatmir Hyseni, Bledar Teta dhe Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
12.9%
-
Të vogla
70%
-
Nuk e di
17.1%
Vota total: 70
Lajme të tjera
-
Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)
28 Mars, 13:03
-
U kallëzua nga KLSH, GJKKO urdhëron SPAK: Hetoni ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi
28 Mars, 12:35
-
Shleu dënimin me burg, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci
28 Mars, 12:25
-
Koncesioni i Sterilizimit/ Duheshin 1 mln lekë për 700 fashikuj, Beqaj zgjedh të 'ngujohet' 7 orë në SPAK: Lexova vetëm 15! Kërkon të ripyetet
28 Mars, 09:33
-
Qëndresa Qytetare kërkesë SPAK: Hetoni 22 Kryetarë Bashkie që shpërdoruan detyrën në zgjedhjet e 14 Maji
26 Mars, 09:02
-
Arrestimi i Jorgo Goros/ GjJKKO lë 'në burg' kryebashkiakun në detyrë të Himarës! Në hetim se tjetërsoi mbi 10 mijë metra katror në Dhërmi
26 Mars, 07:43
-
Beleri dhe Goro pas hekurave, Haklaj në '5 Pyetjet': Kam besim te Dumani! Po godet 360 gradë! Braimllari: Lëvizje okulte e kryeministrit
25 Mars, 22:21
-
Ditën që Meta do paraqitet në SPAK, poshtë ballkonit të tij nuk do ketë asnjë njeri
25 Mars, 17:21
-
'Kam pasur të pandehur edhe të njohur të familjarëve të mi! Ambasada Amerikane vlerëson prokuroren e SPAK, Dorina Bejko! Hetoi dhe Fredi Belerin
25 Mars, 13:42
-
Kërkoi të dalë nga izolimi në ‘41 bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjacaj
25 Mars, 13:41
-
Irena Gjokës i mbaroi mandati, Erjon Bani zgjidhet zv.kryetar i GJKKO-së! Do ushtrojë edhe funksionet e kryetarit
25 Mars, 10:51
-
SPAK përfundon hetimet, çon në GJKKO dosjen e ish gjyqtarit të Elbasanit, Ilir Pashaj! Akuzohet për korrupsion e fshehje pasurie! I vuri në emër të vjehrrit e kunatit
25 Mars, 09:53