SKEDA/ SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Këshilli i Imunitetit s’rrezikon kuorumin! Mjaftojnë 5 deputetët e PS! Edhe Alibeaj do jetë në mbledhje

Më 18 dhjetor Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, do të mblidhet për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

“Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën me qëllim të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes”, citohet në Rregulloren e Kuvendit, por që me shumë gjasë siç dhe ka paralajmëruar se opozita është ende në aksionin e saj, Sali Berisha nuk do të jetë i pranishëm.

Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, që bashkë me deputetët Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Arbën Pëllumbi dhe Bledi Çuçi përbëjnë pesëshen e grupit parlamentar të PS-së.

Opozita përfaqësohet Nga Gazmend Bardhi, Greta Bardeli, Samiri Korreshi, Ervin Salianji, të katërt mbështetës të Berishës, dhe Enkeleid Alibeaj i pesti nga PD zyrtare e Bashës, për të cilin Report Tv mëson se do të jetë i pranishëm.

Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.

Nëse do të merret vendim politik nga grupi i Bardhit e Berishës për të mos shkuar në këtë mbledhje në kuadër të aksionit opozitar të kaosit dhe bllokimit të veprimtarisë parlamentare, mbledhja e Këshillit për mandatet dhe imunitetin nuk do të rrezikohej.

Këshilli për Imunitetin funksionon edhe me zëvendësues dhe nga opozita janë emrat e Dhurata Çupit dhe Dashnor Sulës, të cilët mund të vendosin të shkojnë kur kolegët anëtarë të përhershëm mungojnë.

Ky këshill nuk voton - por brenda 2 javëve përgatit një raport, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi për Sali Berishën -siç kërkon SPAK - dhe më tej i përcillet Kuvendit për votim të hapur në seancë plenare ku nëse zgjedh, mund të mbajë fjalë vetëm deputeti ndaj të cilit është paraqitur kërkesa.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim