SPAK i kërkon Lefter Allës të bëjë testin e drogës: Dorëzo kampion gjaku dhe urine në laborator

TIRANE-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar kryebashkiakut të Bulqizës Lefyer Alla që t'i nënshtrohet testit të drogës pas publikimit të videos, ku PD-ja pretendon se është ai që merr kokainë.

Për të kryer këtë procedurë, Alla duhet të paraqitet e Institutin e Mjekësisë Ligjore, për t'i marrë kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo. Kjo ekspertizë do të jetë baza e kësaj çështje penale dhe që mund të shtyjë prokurorët të ngrenë akuzë për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Gjithashtu, vetëm 24 orë pas çeljes së këtij hetimi, prokurorët e çështjes kanë kërkuar ekspertimin grafik të videos tashmë të sekuestruar. Ekspertimi do kryhet nga ekspertët e laboratorit të policisë shkencore në Ministrinë e Brendshme. Nëpërmjet kësaj ekspertize prokuroria synon të provojë qartësisht dhe me anën e një ekspertize nëse personi që shfaqet me shpinë në video, është ose jo Lefter Alla.

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla mbrëmë dëshmoi në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) pas akuzave të Partisë Demokratike se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Jashtë dyerve të SPAK, ku qëndroi për rreth një orë Alla refuzoi të jepte një deklaratë duke shprehur se tashmë kjo çështje i takon drejtësisë, "E ka në dorë drejtësia".

Në një postim në rrjetet sociale, Alla deklaroi se “Dua të sqaroj se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë”. “Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”- thotë Alla. Partia Socialiste është distancuar nga Alla duke e cilësuar si përgjegjësi personale nga kryebashkiaku.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 25/01/2020 01:55

    pse per tu mar me keta qe pin drog u ngrit spaku

    Përgjigju
  • Tasim: 24/01/2020 15:25

    Kokaina eshte organike dmth eshte brenda tre oreve ka efekt ndersa ne gjak nje jave maksimum , hashashi tre muaj , nese nuk konsumon brenda kohes qe kerkojne Te bejne testin do te dali I pa fajshem.

    Përgjigju
  • Fredi: 24/01/2020 14:33

    Nuk eshte vetem me kurriz ne video por dhe ne profil dhe perballe. Testet e droges i duheshin kryer ne vend dhe jo mbas 1 jave. Gjithesesi gjurmet gjenden sepse ka teste te tjera me specifike, mjafton qe Mjekesia Ligjore te mos koruptohet ose shantazhohet.

    Përgjigju
  • lymi: 24/01/2020 14:14

    Nqse.ky e ka bere ate veprim kapeni me shkelma.....

    Përgjigju
  • A...Zh: 24/01/2020 14:11

    Po Ema, flokeve e thonjeve. Po a kane kapacitete keta tanet?

    Përgjigju
  • Arber: 24/01/2020 13:20

    Ishalla e ka çun se qe do del me barre me keto analiza kjo dihet

    Përgjigju
  • Ema: 24/01/2020 12:08

    Analista urgente te flokeve dhe jo urine e gjaku se ne qoftese ai ka koh qe nuk perdor nuk i del.

    Përgjigju
  • A...Zh: 24/01/2020 11:40

    DDN, jo tremuaj por 10 dite per drograt e forta, ndersa deri 1 muaj per cannabisin nese eshte kronik. Pra azgje.

    Përgjigju
  • DDN: 24/01/2020 11:30

    Nqs 3 muajt e fundit nuk ka përdorur më, i rruani trapin se sgjeni dot më asnjë gjurmë në gjak e më urinë.

    Përgjigju
  • Aiaa: 24/01/2020 10:54

    Droga ne gjak e urine rri shume pak. Duhet t'i testojne floket. Aty rri me vite. S'besoj se ekspertet e SPAK-ut nuk e dine kete.

    Përgjigju
  • redi: 24/01/2020 10:46

    Veprim shume i drejte i SPAKU t per testin e droges , nga ku mund te dale e verteta .Kush ka shkelur ligjin te pergjigjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen