U akuzua se pi kokainë, kryebashkiaku i Bulqizës dëshmon në SPAK: Nuk jam unë personi në video! Ta gjejë prokuroria

TIRANE- Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka dëshmuar në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) pas akuzave të Partisë Demokratike se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Report Tv mëson se Alla ka mohuar të jetë ai në video, duke kërkuar që prokuroria të gjejë përmes atyre që e publikuan, personin që shfaqet duke pirë kokainë.

Jashtë dyerve të SPAK, ku qëndroi për rreth një orë Alla refuzoi të jepte një deklaratë duke shprehur se tashmë kjo çështje i takon drejtësisë, "E ka në dorë drejtësia" u shpreh ai. Më herët në një reagim publik Alla paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se bashkë me një televizion lokal kanë montuar videon. Ai tha se ekzistenca e "video-montazhit më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë" duke e mohuar.

"Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë. Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës" shkruan ai në facebook.

Ndërkohë që Alla e mohon duke e cilësuar video montazh, SPAK-u nisi sot hetimet për rastin për të parë situatën penale ku ndodhet kryebashkiaku. Partia Socialiste është distancuar nga kryebashkiaku i zgjedhur nga sigla e saj në 30 Qershor. Deputetë të PS janë shprehur se nëse vërtetohet se është ai në video, atëherë përgjegjësia është personale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
Zbardhet dëshmia e Lefter Allës në SPAK: Nuk jam unë personi në video! Ta gjejë prokuroria

1579806446_LefterAlla1024x6021.jpg

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta zbardh dëshminë e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla për rreth një orë para prokurorëve të SPAK, lidhur me videon ku PD pretendon sa ai po pi kokainë. Alla është shprehur se nuk është ai personi në video. "Nuk jam unë personi në video. Të gjendet nga prokuroria duke pyetur ata që nxorën videon se kush është personi në video", mësohet të jetë shprehur Alla.

Ora 18:35
Pas akuzave se piu kokainë, kryebashkiaku i Bulqizës një orë në SPAK: E ka në dorë drejtësia! Avokati: Montazh, s'ka arsye të japë dorëheqjen

Ka zgjatur për rreth një orë, deklarimi i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla në SPAK, pas paralajmërimit se do të padisë ish-deputetin e PD, Ervin Salianji pasi ky e fundit e akuzoi se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Pas daljes nga prokuroria Alla ka dhënë vetëm një prononcim të shkurtër për mediat duke thënë " E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment".

Ndërsa avokati tij Petrit Ismaili e ka cilësuar videon një montazh, ndërsa ka shtuar se Alla nuk ka arsye të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut.

"Montazh, video nuk duket fare se kush është. Nuk ka arsye të japë dorë dorëheqjen", u shpreh avokati.

Ora 17:15
PD e akuzoi se pi kokainë/ Mbërrin në SPAK kryebashkiaku i Bulqizës: Do padis Salianjin

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka mbërritur në Strukturën e Posaçme anti-korrupsion (SPAK), ku paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji. Alla thotë video ku PD pretendon se ai shfaqet duke pirë kokainë është montazh. "Video-montazhit më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë".

Ora 15:43
Akuzat se pi kokainë/ Alla paralajmëroi se do padisë Salianjin! Bardhi: Qesharake, Rama ka detyrimin që ta shkarkojë

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla ku pretendohet se ai shfaqet duke pirë kokainë. Bardhi thotë se Alla po merr një hap qesharak për të paditur Partinë Demokratike pasi media publikoi videon. Ai kujton rastet e kryebashkiakëve të denoncuar nga PD si të përfshirë në ngjarje kirminale, janë pjesë e strategjisë së Edi Ramës se po do që të vazhdojë një bashkëqeverisje me krimin.

"Është qesharak dhe hilacak reagimi i Lefter Allës për të paditur Partinë Demokratike pse media publikoi videon, ku ai provohet si përdorues i kokainës. Haluçinacionet nga përdorimi i kokainës apo mbrojtja nga shkarkimi prej Edi Ramës nuk e ndihmojnë dot.

Edi Rama ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë politike ta shkarkojë menjëherë nga detyra Mr. Kokainën e Bulqizës. Edi Rama e di se një përdorues kokaine ka njohje dhe lidhje me grupet kriminale të shpërndarjes së saj.

Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e Lefter Allës është bërë për shkak të cilësisë së tij si përdorues kokaine dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës. 

Fshehja pas përgjegjësisë individuale të Lefter Allës, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, Mark Babanit, Qerim Ismailajt apo Agron Malajt, është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin. Këta i ka përzgjedhur dhe emëruar Edi Rama. Ky është modeli dhe ekipi qeverisës që Edi Rama i ofron shqiptarëve! Pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë ndarje të politikës nga krimi!", shkruan Bardhi.

Foto e postuar nga Gazment Bardhi
Ora 15:21
Kokaina, kryebashkiaku tha se do e padisë, Salianji: PD-ja s'ka bërë verifikime, i jam referuar medias

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për herë të parë për Report Tv pas paralajmërimit të kryebashkiakut të Bulqizës se do ta padisë për akuzat se në videon e publikuar në media është ai që pi kokainë. Salianji largoi përgjegjësine duke u shprehur se PD-ja nuk ka bërë asnjë verifikim për videon e publikuar, por i është referuar medias. Salianji shpjegoi sipas tij se kush është përgjegjësia penale dhe morale kryebashkiakut, për të cilin tha 'duket qartë si fshesë me korrent duke thithur kokainën'.

"Sasia e kokainës që ishte aty dhe njerëzit aty ka shkelje të ligjit. Në lokal nuk lejohet duhani dhe jo më substanca të tjera, që duhet të dalë nga hetimi se cfarë ishin. Nga ana ligjore janë këto elementë, ndërsa nga ana morale mund ta gjykojnë të gjithë vetë. Unë kam mbrojtur dhe do të mbroj interesin publik dhe do të denoncoj me emër, ky është një investigim gazetaresk, që i jam referuar. Qeveria duhet ta shkarkojë menjëherë, pasi në një tjetër rast ish-kryebashkiaku i Dibrës u shkarkua menjëherë për një vepër pak më të rëndë apo të ulët. Ky është një njeri me rrezikshmëri të lartë. Ky është kryebashkiaku i gjashtë i kapur me afera" tha ai.

I pyetur se si do të veprojë nëse ajo që ai denoncoi nuk rezulton i vërtetë, u shpreh se "Sikur kemi mbajtur përgjegjësi për akuzat e tjera, kundër Rroshit, Pjerit, Habilajt apo grupeve të tjera. Kemi 7 vite që denoncojmë me emër dhe janë të faktuara. Për rastin konkret ka qenë investigim gazetaresk. PD-ja i është referuar medias" tha ai duke mohuar se PD-ja ka bërë verifikime për rastin. "Jo! Në cdo rast kemi fakte që i publikojmë vetë. Dje kam parë fotot dhe shkrimet në media dhe nuk kemi pasur asnjë dijeni tjetër. Nëse do ta kishim do të bënim verifikimet tona, por është rast gazetaresk i pavarur. Ai duket qartë si fshesë me korrent duke thithur kokainën. Për të gjitha denoncimet që kanë ardhur nga PD-ja i faktuar me prova, ka edhe të tjerë që janë përfshirë në aktivitete kriminale" tha ai, referuar kryebashkiakëve të PS-së.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PROFESORËT: 24/01/2020 10:25

    Ore profesor tëgjith ju komentusit po nëqoftëse ky njeri del negativ në testin e drogës çfar do thoni ju ? ? ? ? ? ? Apo si profesor pastaj do 5a mbani me dor. Po pse gjithmon nxitoheni e jepni deklarata bombastike prisni e në qoftë se ky burr ka pir të pagojbse i takon burgu e pak e ks. Po nëqoftë se është i pa fajshë ju që shkruani a vsll do kërkoni falje apo prap si prefesor do thoni jo ashtu jo kështu. Pd e ka me fakte që është mashtruse me babalen. Babalja fundërrin e kombit e pd u mor me të një fakt e kemi. Ciao

    Përgjigju
  • Arbeni: 24/01/2020 01:39

    ORE TI DHEMBEDERR I BULQIZES,,PSE GENJEN ,,VIDEO ESHTE E SAKTE,,POR NUK I VIHET FAJ KETIJ DHEMBEDERRIT,,VJEN NGA BULQIZA E BULQIZA ESHTE 50 VJET MBRAPA,,KA DASHUR TA PROVOJE,,NUK ESHTE SE ESHTE NJERI I KEQ,,,SHUME DOKTORRE AVOKATE E KANE THITHUR PER PROVE....por mund ta provonte ne shtepi,,,eshte treguar leshko,,,edhe me mire jep doreheqjen,,e shiko biznesin privat....duhej te ishe diskret....nuk ta ka fajin populli,,fajin e ke vete...

    Përgjigju
  • Cufi: 24/01/2020 01:31

    Cfare lidhje ka ky nakuci me belinda ballukun o xhimi,,

    Përgjigju
  • Blqz.: 23/01/2020 23:34

    Qerohu nje ore e me pare o drogaxhi. Ca mund te presin njerezit nga nje njeri qe pi kokaine,cfare dinjiteti dhe mesazhi percjell tek ata qe te votuan si te parin e vendit tyre.qerohu dhe ishalla sekuestro pasurive qe mund ti kesh ber me droge ti dhe djali yt qe u kap ne tr me kanabis. Qerohu beji nder vetes.

    Përgjigju
  • Feliks: 23/01/2020 22:09

    Kot e zgjat se do e hash gjithesi

    Përgjigju
  • Xhimi: 23/01/2020 21:47

    Ened Nakuci eshte anetar i partise socialiste, verifikojeni. Ai dhe familja e tij jane ne strukturat organizative te PS ne zonen rruges kavajes. Verifikoni lidhjen e tij me Belinda Ballukun

    Përgjigju
  • Altini: 23/01/2020 21:03

    Edhe ky do arratiset si Kajmaku. Bej testin e droges dhe nese rezulton negativ atehere provon ato qe thua. Ne rast te kundert shko ne burg. Spaku duhet ti vendoste mase shtrenguese lirie me qellim qe mos te kete mundesi te prishe provat. Rama minimalisht duhet ta pezulloje. Boll u tallet me kete popull.

    Përgjigju
  • Syri: 23/01/2020 20:24

    Po çfare mereni me keta funderina te shoqerise. I helmuat i cmendet njerezit, jepni mor lajme artistike, jepni lajme kulturore, ca jane keto pislleqe apo perpiqeni ti mbroni keta njerez qe perfaqesojne llumin e vendit. Kujtoni ju se nuk e di populli ca jane e ca perfaqesojne. I dine njerezit ane e mbane shqiperise kush eshte ne pushtet e cfare bejne nga mengjesi ne darke. Mos u lodhni me propogande ne mbrojtje te pisllekut.

    Përgjigju
  • redi: 23/01/2020 17:59

    SPAKU do vendos fatin e Alles,Hoxhes dhe Saluanjit ne rast se eshte e pa vertete

    Përgjigju
  • Agron: 23/01/2020 15:29

    Bej testin e droges leri llafet

    Përgjigju
  • asl: 23/01/2020 15:25

    Sali jani ta ndjen b**ha lageshtiren por po nuk eshte i njejti person ne video prapa hekurave tju shikoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sot protesta e opozitës, zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

Sot protesta e opozitës, zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'