SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së shqiptarit që u kap 2 vite më parë me 1.7 ton kokainë në Gjermani

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së shqiptarit që u kap 2 vite më parë me 1.7 ton kokainë në Gjermani

Alberto Lame

Vetëm pak kohë pasi Operacioni Forca e Ligjit, i çoi Alberto Lames (Kochsiek) formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, prokuroria e posaçme SPAK, ka vlerësuar dosjen e OFL-së dhe ka proceduar me depozitimin e një kërkese në gjykatë për sekuestrim të pasurisë. Kërkesa për ngrirjen e aseteve financiare dhe kapitale të Alberto Lames është depozituar në sekretarinë e gjykatës së posaçme, ku pritet që në ditët në vijim të zhvillohet dhe seanca gjyqësore për këtë subjekt.

Alberto Lame, është shqiptari, i implikuar në trafikimin e 1.7 ton drogë të llojit kokainë, që u kap dy vite më parë në Gjermani. Alberto Lame u arrestua dy vite më parë në Gjermani si pjesë e “bandës së bananeve”, e cila akuzohej se kryente trafikun e drogës nga Ekuadori në Evropë. Pjesë e bandës u raportua se ishte edhe Emiljano Hysenaj, shqiptari tjetër për të cilin OFL-ja ka nisur hetimet. Një tjetër kërkesë që është depozituar në gjykatën e posaçme me qëllim vënien në sekuestro të pasurisë është dhe sekuestrimi i disa prej pronave dhe llogarive bankare të dy vëllezërve Kreshnik Budlla (Farruku) dhe Rinald Budlla (Farruku).

Të dy vëllezërit janë proceduar disa herë për aktivitet kriminal. Mes pronave që SPAK ka kërkuar të sekuestrohet është dhe kompania “Eco Energy System”, në pronësi të Kreshnik Budlla. Mes emrave të tjerë që këtë javë gjykata e posaçme do vendosi ose jo për sekuestrimin e pasurisë janë dhe dy vëllezërit nga Shkodra Marjo dhe Gentjan Doçaj, të cilët janë përfshirë në rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në zonën e Shijakut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë