Pronë në Udënisht të Pogradecit, ”Audi A8” troje dhe biznese, SPAK sekuestron pasurinë e Florenc Çapjas dhe Bled Muçës

TIRANË-Prokuroria e Posaçme SPAK, i ka sekuestruar 10 pasuri të paluajtshme Florenc Çapjas, njërit prej anëtarëve kryesorë të grupit “Çapja” në Elbasan. Mësohet se sekuestroja është pranuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas kërkesës të depozituar në gjykatë nga tre prokurorët e çështjes, Behar Dibra, Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu. 

Kërkesa ka marë spunto nga ligji antimafia, pasi Florenc Çapja akuzohet në SPAK për “Vrasje në rrethana cilësuese” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” për rastin e ekzekutimit të Gentian dhe Nezir Beqirit.
Njëherësh nga Florenc Çapjas SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga “Grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Ndërsa vendimi i gjykatës ka shtrirë efektin edhe në pasuri të tjera që nuk janë të rregjistruara në emër të Florenc Çapjas dhe dy prindërve të tij, Fejzulla dhe Xhemile Çapja.

Mes pasurive të bllokuara tashmë nga SPAK, është një truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 360 metra katrorë, që ndodhet në lagjen “Emin Matraxhiu”, e cila është e rregjistruar në emër të Bledar Muçës, ky i fundit i ekzekutuar me armë zjari në Belgjikë.

Florenc Çapja dhe Bledar Muça, para se të vritej ky i fundit kanë qënë shokë të ngushtë, duke bashkëpunuar për një kohë të gjatë. Një pjesë të pasurive ata i kanë dhuruar tek njëri-tjetri.Një tjetër pasuri e bllokuar, është 500 metra katror e llojit “Arë” në fshatin Udënisht të Pogradecit, në pronësi të Ferit Muçës, vëllait të Bledar Muçës. Mes pasurive të tjera, është një truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 1756 metra katrorë, që ndodhet në lagjen “Emin Matraxhiu”, e cila është e rregjistruar në emër të Fejzulla Çapjas.

Sipas dosjes së SPAK, këto pasuri pas vdekjes së Bledar Muçës, dyshohet se administrohen nga familjarët e Florenc Çapjas, i cili prej më shumë se dy vite është shpallur në kërkim nga SPAK dhe qëndron si rezident në Dubai.
Ndër pasuritë e tjera të bllokuara janë një ndërtesë ekonomiko-sociale, me sipërfaqe trualli 36 metra katror në emër të Fejzulla Çapjas.

Gjithashtu është një truall 498 metra dhe një ndërtesë 293 metra në emër të Fejzulla Çapias. Nën sekuestro është vënë dhe një Tokë Arë me sipërfaqe Totale prej 720 m2 në pronësi të Fejzulla dhe Xhemile Çapias. Në emër të këtyre dy personave ndodhet e rregjistruar një sipërfaqe tjetër prej 764 m2. Gjithashtu prindërit e Florenc Çapias, disponojnë dhe një sipërfaqe 1380 m2 të llojit Arë.
Mes listës së bllokuar ndodhet dhe një lavazh dhe Bar-Kafe në emër të Fejzulla Çapias. Ndëra mes mjeteve të bllokuara është një Audi tip “E4 Model A8”.

Cilat janë pasuritë që SPAK i ka sekuestruar Bled Muçës dhe Florenc Çapjas

  • 1.       Tokë Arë me sipërfaqe 500 m2 në Udënisht në emër të Ferit Muçës
  • 2.       Ndërtesë Ekonomiko-Sociale 36 m2 në Elbasan në emër të Fejzulla Çapjas
  • 3.       Tokë Arë+Truall+Ndërtesë me sipërfaqe totale 1756 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapja.
  • 4.       Godinë Banimi me sipërfaqe trualli 498 m2 dhe 293 m2 banesë në emër të Fejzulla Çapjas.
  • 5.       Truall dhe ndërtesë me sipërfaqe totale 360 m2 në emër të Bledar Muçës
  • 6.       Tokë Arë me sipërfaqe 720 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapjas.
  • 7.       Tokë Arë me sipërfaqe 764 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapjas
  • 8.       Tokë Arë me sipërfaqe totale 1380 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapjas
  • 9.       Automjet tip “Audi A8 Marka 4E”
  • 10.     Lavazh dhe Bar-Kafe në emër të Fejzulla Çapias.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
SPAK kërkon t'i sekuestrojë pasuritë, kush është Florenc Çapja, 'i forti' i Elbasanit që po shijon lirinë në Dubai

1674484500_1627480344capjanedubai.jpg

Florenc Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan, ai ndodhet në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.

Florenc Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan, ai ndodhet në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir BeqiritAta u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tushi: 23/01/2023 20:35

    si e rrafen me shkop bejzbolli bellain e bledit keta capjat, konkretisht plaku lemcit fejzo me nje nip?! bledi ka sakrifiku familjen angline dhe jete per keta!

    Përgjigju
    • Endri: 24/01/2023 02:17

      Fati i ushtarit te devotshem

  • Anglezja: 23/01/2023 19:49

    Ne rregull ketyre qe i kane vene parate nga krimi, po ata prokurore gjyqtare qe i kane vene parate nga mashtrimi dhe duke perfituar nga pozitat e te mbajturit te "peshores se drejtesise" kur do t'ju sekuestrohen pasurite?

    Përgjigju
  • Ontop: 23/01/2023 16:45

    Kot fare .... Do sekuestrohen edhe do I marri prap kot filloj show 2023! Na mbushet mendjen!urraaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë