SPAK konfirmoi 430 faqe dosje pronash në makinën e prokurorit Arjan Ndoja, i rrëzoi alibinë që ngriti para Vetingut! 132 faqe ishin vjedhur në Prokurorinë e Durrësit 

SPAK konfirmoi 430 faqe dosje pronash në makinën e prokurorit Arjan Ndoja, i rrëzoi alibinë që ngriti para Vetingut! 132 faqe ishin vjedhur në Prokurorinë e Durrësit 

Arjan Ndoja

Komisioni i Vetingut u mjaftua vetëm me hetimet mbi figurën dhe profesionalizimin, pa u ndalur tek pasuria, për të shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Në të dy kriteret, trupa gjykuese konstatoi probleme të shumta, të cilat krijuan bindjen se Arjan Ndoja nuk duhej të ishte pjesë e drejtësisë.

Në vendimin e shkarkimit nuk mund të anashkalohej një fakt i pazakontë dhe komprometues; Gjetja e disa dosje pronash në makinën, në të cilën udhëtonte prokurori me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’.

Ky fakt nuk do të zbulohej asnjëherë, por makina ishte objekt i një atentati mafioz në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku prokurori udhëtonte me Aleksandër Lahon. Nga atentati mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Në media u raportua se në makinën e prokurorit ishin çuditërisht dosjet e korrupsionit me pronat publike të grabitura në Ishëm dhe te Gjiri i Lalzit, të cilat ishin vjedhur nga Prokuroria e Durrësit në maj të vitit 2018. Në media u raportua se në makinën e prokurorit u gjet edhe dosja e ish gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomit, i vrarë në një atentat me tritol.

SPAK ka konfirmuar për vëzhguesit ndërkombëtarë që monitorojnë procesin e Vetingut, ekzistencën e dy dosjeve me 432 faqe në makinën e prokurorit Ndoja, por pa specifikuar se për çfarë dosjesh kontrate bëhej fjalë. Gjithashtu SPAK ka konfirmuar se një nga dosjet e gjetura në makinën e prokurorit ishte vjedhur në Prokurorinë e Durrësit në vitin 2018. Qëndrimi i SPAK ka hedhur poshtë një alibi të prokurorit, e cila e shpjegonte gjetjen e dosjeve me një zhurmë makine.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Gjyqësore në mjetin me targa... (ku subjekti udhëtonte me shtetasin P. M. / i njohur si A. L.) janë gjetur në bagazhin e tij sendet e mëposhtme:   një fotokopje e dosjes penale nr.... të Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të të pandehurit A. M. etj. — rreth 300 faqe; (ii) fotokopje të disa seksioneve të dosjes së çështjes penale nr...., datë 8.7.2015, në Prokurorinë Durrës — 132 faqe gjithsej (dokumentet e kësaj çështjeje penale janë vjedhur më 24.5.2018 nga Prokuroria e Rrethit Durrës)”, ka pohuar SPAK për vëzhguesit ndërkombëtarë.

Komisioni i Vetingut i ka kërkuar prokurorit Arjan Ndoja sqarimet se pse disa dosje të Prokurorisë së Durrësit gjendeshin në automjetin e tij.

Prokurori Arjan Ndoja ka dhënë këtë sqarim: “Në lidhje me këtë fakt unë kam dhënë deklarime përpara oficerit të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, z. P. Gj., ku edhe kam sqaruar se çfarë kanë qenë në makinën time.

Njëkohësisht ka edhe një procesverbal të kthimit të sendeve të sekuestruara nga ana prokurorit të çështjes z. A. D., ku mua më janë kthyer dokumentacioni i mjetit që i përket bashkëshortes time, dy targa të huaja të mjetit tim të mëparshëm, një targë prove, një xhup i hollë që i përket viktimës A. M. dhe dy dosje seminaresh nga trajnimi vazhdues nga Shkolla e Magjistraturës dhe asnjë material tjetër hetimor qoftë dhe i fotokopjuar, që më përket mua personalisht, bashkëshortes time, apo zyrës ku unë ushtroj funksionin tim si prokuror.

Materialet e tjera i përkasin shtetasit S. D., avokat, i cili i ka marrë me procesverbal nga klienti i tij dhe janë fotokopje e një dosje penale për të cilën gjykata ka dhënë vendim, fakt të cilin e kam marrë vesh më pas. Arsyeja se përse kanë qenë në makinën time është fakti se shtetasi S. D. ka blerë automjetin e markës ‘Volksëagen Tiguan’ me targa..., që e ka pasur më parë në pronësi bashkëshortja ime, dhe duke qenë se kishte pak kohë që e kishte blerë dhe kishte një zhurmë që i jepte ky mjet, i kam thënë ta dërgonte për kontroll te servisi i shtetasit D. B. P.

Duke qenë se mjeti ka qëndruar disa ditë dhe nuk po i gjendej shkaku i zhurmës ai ka kërkuar që disa materiale që ishin në mjetin e tij t’ia sillte i ndjeri A. M. në Tiranë, ku ai banon dhe ka edhe zyrën e tij”.

Për Komisionin e Vetingut ky shpjegim i prokurorit nuk është i besueshëm. Sipas KPK-së, informacioni i dhënë nga SPAK nuk përputhet me përgjigjet e prokurorit Arjan Ndoja për dosjet në makinën e tij. Sipas Komisionit të Vetingut, mbajtja nga ana e prokurorit të dokumenteve origjinale të Prokurorisë ose fotokopjeve të tyre në automjet, pra jashtë zyrës se prokurorit, tregon një mungesë të qartë të integritetit dhe të etikës së subjektit.

“Në përfundim të procesit, në kushtet ekzistencës së një informacioni zyrtar nga SPAK-u, mbi ekzistencën e dosjeve penale (ose pjesë të tyre) në automjetin e subjektit, Komisioni çmon se subjekti duket të kishte evituar mbajtjen në automjetin e tij të dosjeve penale voluminoze, pavarësisht se kujt i përkisnin ato. Për më tepër, pretendimi se dosjet e cituara në informacionin e referuar nga SPAK-u nuk i përkasin atij por një avokati, nuk mbështetet me ndonjë provë nga subjekti. Sa i takon informacionit të sjellë nga subjekti mbi vjedhjen e informacioneve elektronike nga serverat e Prokurorisë së Rrethit Durrës, vlerësohet si një fakt i parëndësishëm, pasi nuk ka lidhje me mbajtjen e dosjeve fizike në automjetin e subjektit të rivlerësimit”, thuhet në vendimin e shkarkimit të prokurorit Arjan Ndoja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nandi: 26/06/2022 15:20

    ky prokuror eshte i lidhur me krimin, por sic duket qenkan edhe te tjere prokurore qe paskan lidhje me krimin. ata qe i japin shoqit shoqit dosjet hetimore

    Përgjigju
  • Tani: 25/06/2022 19:16

    Po cben spak. Pse nuk e arreston??????? Cfare dreqin duhet me shume per ta akuzuar si grup kriminal. Kur nuk kapin dot dhe kete cte pres populli nga spak per politikanet

    Përgjigju
  • LORA: 25/06/2022 18:48

    Ky arjan ndoja qenka koka e oktapodit te krimit dhe kuserimit shteteror ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Bureto: 25/06/2022 19:13

      S'e kuptoj se çfare presin akoma qe nuk e arrestojne kete mafioz dhe me tej t'i sekuestrojne pasurine e vene ne rruge kriminale ose ne bashkepunim me krimin.

  • Loran shehu: 25/06/2022 18:46

    Ky prokuror esht njeri me integritet dhe njeri shum human sulmet jan teresisht dashakeqese politike dhe kriminale mdaj kti ,te ishte ne vende te tjera do ishte normalisht drejtus nga me te lartet ne Prokurori

    Përgjigju
    • Agjenti: 28/06/2022 12:54

      Ironi e goditur kjo

    • loran 2: 26/06/2022 00:51

      loran mo te pifsha dolline ku ke qene

    • Bilali: 26/06/2022 00:32

      O loran, si kanmundesi qe ca jane kokrat e te korruptuarve dhe kriminelave tibdel gjithmon e i mbron?

  • pali: 25/06/2022 18:43

    AKONA GJALLE ESHTE KY NDOJA,,,,,,KY SIKUR HENGRI NJE BRESHERI AUTOMATIKU...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja