Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën më datë 4 gusht, ora 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Meta i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar - nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Kujtim Caktani do të firmosë mbylljen e hetimeve. 

E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit Ema Çoku dhe Piro Xhixho. Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.

Lajm ne perditesim....