SPAK dërgon për gjykim ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj! Kërkohet konfiskimi i 7 pasurive

SPAK ka mbyllur hetimet për ish anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj dhe ka dërguar çështjen për gjykim në GJKKO. SPAK kërkon edhe konfiskimin e pasurive të tij, 3 apartamente, 2 garazhe e 1 dyqan në Ishull Lezhë dhe 1 tokë në Vlorë. Ish gjyqtari akuzohet për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme.

Kallëzimi për gjyqtarin është bërë nga avokati Fran Dashi. Bashkë me Zenelajn, Dashi ka kallëzuar edhe ish gjyqtarë të tjerë  të larguar  nga detyra si pasojë e vettingut apo dhe të dorëhequr si Xhezair Zaganjori, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj  Aleksandër Muskaj. Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish anëtari Fatos Lulo. Megjithëse për një pjesë të tyre prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes ka qenë gjykata ajo që ka kërkuar hetim më të thelluar. 

Pasuritë që kërkohen të konfiskohen:

  • -Pasuria me numër. 674, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
  • -Pasuri me numër 3/670-B9, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  • -Pasuri me numër 3/670-B10, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  • -Pasuri me numër 3/670-N1, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  • -Pasuri me numër 3/670+1-10, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  • -Pasuri me numër 3/670+1-18, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  • -Pasuri me numër 3/670+1-55, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;

Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vetingut.

Në vitin 2016 ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë. Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës. Për vitin 2016, ai deklaronte edhe tre pasuri të paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2. Po ashtu ai deklaroi 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 27/12/2022 15:23

    karstriot selita me 2 ap dhe nje garazhd ne Ambasador 3, vile ne gjirin e lalzit sot, ne 2002 s'kishte para as per nje bilete autobuzi...kur do shkoje per hetim?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale