SPAK merr në pyetje gazetarin Elton Qyno! Dyshohet se i kërkohet të tregojë burimin e informacionit! BKH i kontrollon banesën
Elton Qyno dhe agjentët e BKH zbarkojnë poshte banesës së tij
Gazetari i Ora Neës, Elton Qyno i cili mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit që prej orës 10:00 të paradites së sotme (13 dhjetor) është marrë në pyetje në ambientet e SPAK për disa orë rresht.
Mësohet se marrja në pyetje e Elton Qynos u bë me kërkesë të prokurorit Behar Dibra me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore. Gazetarit i është kërkuar që të tregojë burimin që i jep informacionet.
Një kërkesë kjo që bie ndesh me parimin bazë të gazetarisë për të publikuar çdo lloj informacioni dhe për të mos zbuluar burimin.
Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e kanë dërguar Qynon në banesën, ku më pas kanë ushtruar kontrolle. Një grup tjetër i agjetnëve të BKH ka shkuar në ambientet e televiozionit Oraneës.
Urdhri për kontroll është bërë me vendim gjykate, me firmë të gjyqtares Atalanta Zeqiri.
Agjentët e BKH zbarkojnë poshte banesës së Elton Qynos
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
Ky eshte lajmi me I mire qe kam lexuar. Thone se Ka 30 vjet qe shume miusha kane bere pare duke shitur sekrete shteterore e personale. Si pasoje, shteti dhe shoqeria rrenim total. Me shume dine te huajt per ne se ne per veten. Do Zoti spak e ndryshon kete gjendje dhe I kalb ne burg ata miusha qe e meritojne
PërgjigjuHahhaha po nga e ka marre nga rradhet e juaja nuk i shpiku vet ai zoteri. Edhe spaku e bkh paska rrjedhje informacioni. Edhe imagjino per drejtesi apo ku di un. Ah medet me u ber ky komb. Sa i perket gazetarit ate pun ka mbledhje informacioni juve ju çalon puna nga brenda o bkh edhe spaku qe do beni drejtesi ne kete vend. Beni drejtesi ne rradhet tuaja mos ket rrjedhje informacioni.
PërgjigjuGazetari ka informatoret e tij ashtu si i ka dhe policia. Policia i trgon spiunet e vet ?
PërgjigjuSa per Kanun'in me mire mos fol. Ka qene themeli qe mbajti gjalle popullin e arberit. Madje prej tij jane frymezuar kushtetutat "moderne" evropiane. Napoleoni permes Ali pashait njohu Kanunin tone dhe pasqyroi ne kushtetuten franceze plot ide te saj. Prandaj IDIOT mos fol ne liri por ne psikiatri. Gazetari dhe prifti e kane te ndaluar te spiunojne rrefyesin. Organet policore, a hetimore te jene me teper hetues ndaj vetes per "shitesit" e informacionit.
PërgjigjuBiles kanuni ndihmoi edhe ne hartimin e Amendamenteve te SHBA-ve
Nese ka shkelje ligji nga personi qe i jep informacionet eshte i detyruar ti raportoje organeve nese pyetet ndryshe shkel ligjin dhe ai…….
PërgjigjuKjo është antikushtetuese. Dhe me kanun shkruhet se: "lajmsi nuk ban faj"
PërgjigjuIllo cpune ke me mua or teeeejjjjj
Ndaj vriten femije e gra me kanunin tuaj te 2023, se intepretoni Kanunin ju, si t’u doje qejfi. Kanunin ne kohe te kohes mundeshin ta interpretonin vetem keshilli i pleqeve. Ne kanun lajmsi nuk eshte spiuni, por ai qe sjell lajmin nga familja e hasmit, jo fshehur, per para, por i deleguar nga familja tjeter. Ketu behet fjale per njerez qe shesin sekrete hetimore, shteterore. Ndyshimin e kupton, or tej, ti qe i referohesh kanunit! Ju dhe kanun sdini te lexoni, e jo me ta interpretoni.
te q. kanunin, gje me idiote nuk ka, betonoi 'te drejtat' e analfabetizmit, vella-vrasjes, pasojat i vuajme edhe sot.