SPAK merr të pandehur punonjësin e Bashkisë, mori 250 mijë lekë për të punësuar një çift si roje dhe sanitare shkolle

SPAK merr të pandehur punonjësin e Bashkisë, mori 250 mijë lekë për të punësuar një çift si roje dhe sanitare shkolle

Godina e SPAK

SPAK merr të pandehur dhe çon në gjykatë, Erjon Buçuku me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë.

Sipas hetimeve është provuar se kishte punësuar një çifti si roje dhe sanitare në shkollat e Tiranës kundrejt shumës prej 250 mijë lekësh.

“Nga hetimi i gjithanshëm dhe objektiv i këtij procedimi është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, i pandehuri Erjon Buçuku, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 100.000 (njëqind mijë) lekë, për të punësuar shtetasin Geraldi Bregu, si roje të shkollës 9 vjeçare “Ardian Klosi”, Tiranë, si dhe i ka kërkuar përfitim të parregullt shtetasit Geraldi Bregu në vlerën monetare prej 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” Tiranë, por shtetasi Geraldi Bregu nuk ia ka dhënë këtë vlerë monetare” thuhet në njoftimin e SPAK

Ndaj tij rëndon akuza “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha