SPAK, ndryshimet kushtetuese të PD-së dhe pasuria e politikanëve

SPAK, ndryshimet kushtetuese të PD-së dhe pasuria e politikanëve

PD dhe ndryshimet kushtetuese

Diku nëpër botë SPAK-u është rrjet supermarkatash, veshjes e deri tek Fast Food.  Në Shqipëri është institucioni që shqiptarët presin ti vërë prangat politikanëve, biznesmenëve, kriminelëve që në 30 vite kanë flirtuar mes tyre duke ja faturuar zullumet popullit. Popullit të pasur nga natyra e zoti dhe të vjedhur nga Kolltuku.

Tani, politika e cila në 2016 e votoi kokë ulur SPAK-un dhe me zor e la të krijohet në 2019.  U kujtua për SPAK, për atë institucion që fle gjumë fle mbi dosje komandohet nga ky e ai dhe që u zgjodh paligjshmërisht. Ou, ça ndodhi? Kush ju ndriçoi për SPAK.

Në 2021 është 3 vjeç SPAK. As sa një foshnje. Këto tre vite ecën këmba dorës. Vjeshtën e çuan në fund tetori e fillim nëntori për ato prangat që do fiksojnë politikën.  Të shohim a do bëj dallgë deti! Për të sjell cunami deri në Tiranë. Kur Spak do festojë 3 vite pas pak kohësh dhe do ndërrojë drejtues, pra s'do jetë më Arben Kraja.

Politika rikthehet me shtojcën 16 në kushtetutë. SPAK të bëj vettingun e Politikës.

SA MIRË!

Po s'do kish nevojë fare për vetting nqs Spak plaste brenda disa nga ju. Kolltuk e Kolltukofag majtas e djathtas, qendër e anash, e deri ofside.

Por në propozime është neni 176!!!   është ????????

Dublim i tre institucioneve

ILDKPKI (heton pasurinë)

DSIK     ( heton integritetin)

Dekriminalizimi (fshehjen e të shkuarës)

S'di në ka jurist, që çka është e rregulluar me ligj ta fus në kushtetutë!!!

Por ja që është menduar kështu.

Ça do ndryshoj e futur në kushtetutë 3 ligje në 3 nene?

Apo pastaj do propozojmë tre ligje të tjera e politika do ja hedh edhe SPAK?

Neni 176/1 pika 3

Fole në telefon takova me ose pa dëshirë, qoftë e rastësisht me dikë të dënuar a proceduar penalisht brenda e jashtë vEndit.

Ike u dogje!!!!

Ore, ja kur: ha-pi-rri e zhgërryesh me krimin, siç keni bërë e bëni ju 30 vite. Po telefonatë e takim me dikë e të proceduar brenda e jashtë vendit.

Po ku mund ta di një politikan se si i ka votuesit, zgjedhësit, përkrahësit e kundërshtarët. Aq më tepër kur je në garë e në fushatë.

Jeni në vete?

Po me këtë ligj Basha, Rama,

e gjysma parlamentit kryebashkiakëve, zyrtarëve e drejtorëve as puthin më në politikë e poste.

Sa foto ka me persona militant që sot janë të dënuar e proceduar e në burg? Brenda e jashtë vendit politika jonë. Ka aq foto e takime sa s'ka nene ky propozim. Foto të publikuara në media nga çdo kahë politik.

Ndaj ribëni këto propozime për të qenë serioz dhe mos dubloni ligje funksionale.

A e diçka, ligjet s'kanë fuqi prapavepruese, Kushtetuta jo e jo. Ndaj sqaroni e amnistinë për veten e ça latë pas.

Kushtetua s'është as status partie as ligj preferencial për kontrata apo grupe interesi. Është ligji im, i yni, i joni i Shqipërisë ndaj po do pyesësh po ti ç'ke?

Kushtetua i takon popullit. Me të drejtën për të zgjedhur me votë jo me dëshmi penaliteti kë të takoj e me kë të flas.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë