SPAK nis zyrtarisht hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij

SPAK ka nisur hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi I gjithë transaksioneve financiare në emër të tij gruas dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë,  dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.

Gazeta Tema mësoi se hetimi është pjesë e një procedimi penal regjistruar në SPAK, I cili ka të nevojshëm të plotësohet edhe me verifikimin e pasurisë së Flamur Nokës.

Në listën e hetimit është Flamur Noka, Eva Noka, dhe dy fëmijët, djali E.Noka dhe vajza K. Noka.

Akuzat për abuzim me pushtetin për Nokën kanë qenë publike në shtyp.

Në vitin 2008, kur Flamur Noka ishte Drejtor I Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, i dha katër banesa nga fondi I të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllzerve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz.

Ata i gëzojnë ende dhe sot të katër apartamentet e destinuara për të pastrehë në Sarandë. Konflikti I interesit është I pastër pasi Noka ishte Kryetar I Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.

Mes tyre bëjnë pjesë dy vëllezërit e tij, që ishin emigrantë, e motra, Lule Basha si edhe një shtetase belge, e cila raportohet se është bashkëshortja e vëllait të Flamur Nokës.

Pra, Flamur Noka ka dhënë 4 apartament për familjarët e tij, dy për vëllezërit emigrantë, një për nusen e njërit prej tyre, dhe një tjetër për të motrën.

Një histori tërësisht e dyshimtë lidhet me apartamentin q ëka përfituar tek diga e Liqnit që për shumë kohë ka qenë pallati më I shtrenjtë në Tiranë.

Formalisht Noka shet një apartament 83 m2, kati 8 , me vlerë 180 mijë euro dhe “blen” një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, 190 m2, për 151 mijë euro. Flamur Noka blen garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro.

Në deklaratën e vitit 2013, Flamur Noka nuk e deklaron burimin e të ardhurave për blerjen e garazhit. Realisht shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro.  

Historia e pallatit tek liqeni lidhet direkt me gjobë shtetërore ndaj pronarit. Me ardhjen e Berishës në pushtet pallati u bllokua dhe u deklarua se nuk do të lejohet të ndërtohet kurrë.

Pas negociatave me një ndërtues tjetër ndërmjetës I afërt me Nokën dhe Shkëlzen Berishën, leja u ridha dhe Shkëlzen Berisha përfundoi me apartament që e përdor për zyrë në këtë pallat dhe Noka me apartament banimi. Nëse SPAK verifikon hyrje daljet dhe pagesat e administrimit e ka të lehtë të kuptoj se aty është zyra e gjobave të Shkëlzen Berishës.

Pra praktikisht ata dyshohet se i kanë marrë pa lek si gjobë për rilejmin e ndërtimit, por veprimet janë formale.

 Noka po ashtu për gati 15 vite ka pasur vilë në Gjirin e Lalzit të cilin e shiti dy vite më parë pas akuzave të Gazmend Bardhit. Gazmend Bardhi e ka akuzuar atë me emër dhe me shifër.

Po ashtu po hetohet roli i tij si ministër i brendshëm në shtyrjen e një afati të një koncesioni shtetëror në mënyrë jotransparente dhe përfitimet prej tij.

Sidoqoftë tani SPAK ka filluar punën dhe Noka sot ndjehej më shumë i pandehur se sa deputet përballë Dumanit. TEMA

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muli: 24/05/2024 02:47

    Ishalla kemben zvarre , kush ka ngrene pasurite e shqiptareve zoti i vrafte

    Përgjigju
  • Reni: 23/05/2024 15:57

    Nje pershendetje madhe per SPAK Bravo hetojini deri ne centin mo te fundit kto pasken bo baterdi fare tu vjedh zoti mart hak

    Përgjigju
    • Krenar: 23/05/2024 20:41

      Erdhën në Tiranë dhe u bënë zengjinë....turp.

  • Boli: 23/05/2024 08:50

    normal kur emri i flamurit del i lidhur edhe me fatjon dauti ne dosjen revanshi si bashkepunetor ne vrasjen e preng gjini dhe arsye pse iu dha non grata e dyte saliut nga anglia e paska patur krimbin ne krah kryeministri

    Përgjigju
  • Flora keci: 23/05/2024 08:38

    përpara Zotit Dumani ti vij turpe që nuk tregon ku e gjeti tërë atë pasuri që ka vënë dhe së dyti që mban në spak njerëz me të shkuar kriminale dhe njerëz me tre mbiemra por edhe që ulë afër në tavolinë me njerëz që se meritojnë për çfarë kishte shkuar në parlament për të dhënë llogari apo të kërkonte zgjatjen mandati kjo është shkelje e kushtetutes

    Përgjigju
  • Zace: 23/05/2024 08:13

    Nul moka leket i mban tek miku i tij grosisti shkodran i farmaceutikes. Hetoni edhe ne Belgjike pasi tarafi tij aty eshte mafioz

    Përgjigju
  • Spiro: 23/05/2024 03:06

    Hajdutet te shkojne para light spaku duhet te veproj dhe tua sekiestroje cdo pasuri te pa ligjeshme

    Përgjigju
  • Dardan: 23/05/2024 02:35

    Lajmi me i shumepritur prej shume kohesh; hajduti duhet te haje sapun ne burgun e Recit!

    Përgjigju
    • Krenar: 23/05/2024 20:44

      Pooo

  • Iris: 23/05/2024 02:13

    Ato banesa ne Sarande qe supozohet te jene per te varferit,per vellezerine e Nokes jane /shtepi pushimi/.S.d.q keshtu ndodh kur perpiqesh te sillesh si pallua mes gjelave,terrheq vemendjen e /kryetareve/,Berishes e Metes,por dhe te shqiponjave te drejtesise qe te fluturojne mbi koke- SPAK-ut!

    Përgjigju
  • caci: 22/05/2024 23:26

    drejtesia si shkop...

    Përgjigju
  • Maks: 22/05/2024 23:07

    Per tu pershendet prokuroria qe heton nje deputet te Kuvendit, ish minister . Ekzaltimin e medias domosdo. Ne dallim ekstrem, media, pra kjo e sotme, asnje rresht mbi hetimin e kreut ne detyre te Bashkise Tirane, ish minister. Ndersa i pari akuzohet per ca mijra euro, i dyti per qindra miliona. Euro!

    Përgjigju
    • Tahipi: 23/05/2024 08:36

      Shtyrja e tenderit per pasaportat me 10 vite ne perfundim te mandatit qeverises na Flamuri mendohet se ka perfituar 50 deri ne 100 miljon € more derdimen . Nuk jane ca mijera euro por ne 2013 ajo shifer eshte marramendese , pallosh !!

  • Mul Noka: 22/05/2024 22:34

    PRANDAJ DUHET DEMOSTRATA ME TE FORTA PERPARA BASHKISE TI BEJME PRESION LALI ERIT QE KY TE FLAS ME KOLEGET E SPAKUT QE MOS TI BEJE HETIM MULIT

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/05/2024 21:36

    Tu ua marrin te gjithe pasurin përndryshe nuk zene mend,edhe po te hyn ne burg kur te dalin vjedhin prap,dalin neper podiume e flasin si te ndershem,populli kërkon nga spak qe tju konfiskohet pasuria

    Përgjigju
  • FATMIR MERSEPE BIXHOZXHI ÇAFAJ: 22/05/2024 20:37

    Ore akoma e mbani jasht kafshën muli ? Po çojeni mor Zotni ne kopshin zollogjik mulin se aty e ka venin.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/05/2024 20:35

    Futeni mulin pa shkop në biruc e aty le të pëllasi pa pushim muli pa shkop.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/05/2024 20:18

    Futeni brënda flamurin pa shkop që të kapi sapunin e ta shikoi sa i vlen lëkuara e tij e zgjebosur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim