Pas mungesës për intervistën e programuar të kryhej ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurori, Behar Dibra do të intervistohet ditën e premte (12 korrik) në orën 12:00.
Behar Dibra i cili kandidon për SPAK përmes një letre të drejtuar KLP-së ka sqaruar se nuk mund të paraqitet në intervistë pasi ditën e sotme kishte një seancë gjyqësore në orën 09:00 gjë që binte ndesh me orarin e intervistës së parashikuar nga KLP.
Ndërkohë ditën e sotme në KLP në intervistë janë futur prokurori Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi, Doloreza Musabelliu dhe Donika Prela.
SPAK/ Nuk u paraqit për intervistë, KLP vendos datën e re për të marrë në pyetje Prokurorin Behar Dibra
Komento