Heroinë e kanabis nga Turqia e Siria, kokaina nga Shqipëria në BE! Vlera 2.7 mln euro! Mes 20 të arrestuarve 1 polic, 1 në kërkim! Droga vinte me kamiona

Një rrjet kriminal prej 21 personash u zbulua nga SPAK dhe prokuroria e Firences pas hetimeve mbi ngarkesat me kanabis që vinte nga Siria dhe heroinën që mbërrinte nga Turqia në Itali, duke kaluar përmes Shqipërisë.

Mesditën e sotme (27 qershor) Prokurori Vladimir Mara në një konferencë për shtyp me kolegun Dritan Prençi dhe drejtorin e hetimit ndaj krimit të organizuar Edmond Rizai, tha se 20 urdhëra arresti u ekzekutuan dhe një person u shpall në kërkim.

"Qëllimi kryesor i tyre ishte trafikimi i lëndëve narkotike. Janë evidentuar episode të shumta të trafikimit të lëndeve narkotike nga Siria në Shqipëri. Nga Turqia në Shqipëri. Nga Shqipëria në Itali. Nga Shqipëria në Greqi. Kjo lëndë narkotike ishte hashash i përpunuar i presuar origjina e të cilit është nga Siria" tha prokurori Vladimir Mara.

Kreu i grupit kriminal, të cilit i janë evidentuar të gjithë anëtarët, dyshohet se ishte Endrit Bakiu, i cili ëshë arrestuar në vitin 2021 në Durrës ku iu gjetën 30 kg kanabis në formë çokollate. Gjatë hetimit janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë rreth 2.7 milionë euro.

"Pas një hetimi 2-vjeçarë, SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, EUROJUST, EUROPOL, Reparti i Karabinierisë Compagnia Borgo San Lorenzo (Firence), Policinë e Shtetit, Zyrën e Interforcës Italiane dhe Agjenci të tjera të zbatimit të ligjit, kanë bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal për 21 anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në disa raste trafikimi të lëndëve narkotike nga vende të Lindjes së Mesme, drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të BE-së.

Konkretisht, lënda narkotike e sekuestruar, e llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, është siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro" thuhet në njoftimin e medias.

Mes të arrestuarve është edhe një polic i kufirit në Shkodër, Marash Gjoni. Mara tregoi se ai u tentua të korruptohej nga anëtarë të grupit kriminal.

Ky grup përdornin taktika shumë të avancuara të kalimit në kufi të lëndës narkotike. Droga përshtatej në kamion që të mos kapej nga skaneri dhe kalimi bëhej vetëm përmes tyre.

SPAK njofton se gjatë ekzekutimit të vendimit të gjykatës u sekuestruan automjete, pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe vlera monetare, teksa për të gjithë është kryer hetim pasuror edhe mjete luksoze. Ndaj disa prej tyre ka masë të dytë sigurie për shkak të arrestimit më herët. Prokurori Vladimir Mara bëri me dije se ka një tjetër procedim të ndarë sa i përket hetimeve për personat ku merrej droga në Siri, i cili është akoma në hetim.

2.7 mln euro
Arrestimet e bëra lidhen me sekuestrime të lëndëve narkotike të sekuestruara më herët, atë të vitit 2021 në Durrës ku u sekuestruan 30 kg kanabis në formë çokollate ku u arrestua kreu i grupit kriminal Endrit Bakiu dhe Fadjon Çami. Gjatë të njëjtit vit, janë sekuestruar 15 kg heroinë në Kakavijë, 17 kg heroinë në Shkodër, 14 kg kokainë në Shkodër, 65 kg kanabis në Maqedoni të Veriut dhe 21 kg kokainë në Milano të Italisë.  

Vlera e drogës së sekuestruar arrin deri në 2.7 milionë euro. Kanabisi në formë çokollate vinte nga Siria, heroina nga Turqia ndërsa kokaina nga Shqipëria shpërndahej drejt vendeve të tjera.

Për të gjithë anëtarët e grupit kriminal është kryer hetim pasuror dhe janë sekuestruar mjete luksoze, pajisje kompjuterike. Ndaj disa prej personave ka pasur masë të dytë sigurie sepse kanë qenë të arrestuar. Një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Ndërkohë Report TV ka siguruar emrat e personave të anëtarëve të grupit kriminal që shpërndante kanabis në formë çokollate. Dosja hetimore për këtë operacion përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetëra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të strukturuar të grupit kriminal. Kryesori i grupit kriminal është Endrit Bakiu ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve kanë pasur rolin e shpërndarësit të lëndës narkotike.

Personat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste:

  1. Endrit Bakiu
  2. Suko Pajo
  3. Artur Sulaj.
  4. Arian Tola
  5. Fadjon Çami
  6. Viron Lekaj
  7. Artan Agalliu
  8. Shpëtim Pjeshka
  9. Jani Çavo
  10. Kudret Rustemaj
  11. Besnik Ruçi
  12. Pirro Çapi
  13. Jani Meçja
  14. Edmond Kabashi
  15. Tomi Hila
  16. Leonard Nergjoni
  17. Artin Kurti
  18. Astrit Miska
  19. Ervis Çvilo
  20. Marash Gjoni
  21. Sonila Sula (arrest shtëpie)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
SPAK e Antimafia italiane godasin grupin e trafikut të drogës: Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar arrin në 2.7 mln euro! Hetimet zgjatën 2 vite

1687867553_finalprojekt.01114608.Still037.jpg

Droga që u sekuestrua nga SPAK në bashkëpunim me autoritete italiane kap vlerën 2.7 milionë Euro. Në një deklaratë zyrtare SPAK njofton se hetimet për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëria me destiancion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së, kanë zgjatur për 2 vite. Sipas SPAK, lënda narkotike e sekuestruar është e llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, është siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.

Njoftimi i plotë e SPAK

Më datë 16.10.2020 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.249, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formë të posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a, 287 dhe 333/a të Kodit Penal.
Nga shkëmbimi i të dhënave me Autoritetet Italiane të Drejtësisë dhe konkretisht me Prokurorinë e Firences, Itali (Seksioni Antimafia) janë administruar të dhëna për një grup të strukturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri me destinacion Italinë dhe vende të tjera të BE-së.

Në këto kushte, duke qenë se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar kriminal shtrihej në dy vendet, Itali dhe Shqipëri, është ngritur një Skuadër e Përbashkët Hetimore midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Firences, Itali, me koordinimin e EUROJUST.

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal është konstatuar se të dyshuarit e këtij aktiviteti kriminal kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke trafikuar lëndë narkotike nga vendet e Lindjes së Masme,Turqi,Greqi, si dhe vende të tjera drejt Shqipërisë e më pas me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.

Në vijim janë evidentuar të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kriminal dhe më pas është vijuar me veprime proceduriale proaktive për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Pas një hetimi 2-vjeçarë, SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, EUROJUST, EUROPOL, Reparti i Karabinierisë Compagnia Borgo San Lorenzo (Firence), Policinë e Shtetit, Zyrën e Interforcës Italiane dhe Agjenci të tjera të zbatimit të ligjit, kanë bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal për 21 anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në disa raste trafikimi të lëndëve narkotike nga vende të Lindjes së Mesme, drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të BE-së.

Konkretisht, lënda narkotike e sekuestruar, e llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, është siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masat e sigurimit personal për 21 persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuara nga nenet 283/a, 333/a, 334, 287 e 259 të Kodit Penal.

Me datë 27.06.2023 është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 20 persona nën hetim dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar një person.
Gjatë ekzekutimit të vendimit të gjykatës janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular, si dhe vlera monetare.

Ora 14:15
Video që vuri pas murit 21 anëtarët e trafikut të drogës me kamionë nga Siria, Turqia drejt Shqipërisë, më pas drejt BE

 

SPAK publikoi videon e operacionit ku dokumentohet trafiku i drogës  grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Sira,  Turqi, Greqia Shqipëria, më pas drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë dhe vendeve të tjersa të BE-së

Mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë. Bëhet fjalë për Marash Gjonin polic i kufirit në Shkodër i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.

 Arrestimet e bëra lidhen me sekuestrime të lëndëve narkotike të sekuestruara më herët, atë të vitit 2021 në Durrës ku u sekuestruan 30 kg kanabis në formë çokollate ku u arrestua kreu i grupit kriminal Endrit Bakiu dhe Fadjon Çami. Gjatë të njëjtit vit, janë sekuestruar 15 kg heroinë në Kakavijë, 17 kg heroinë në Shkodër, 14 kg kokainë në Shkodër, 65 kg kanabis në Maqedoni të Veriut dhe 21 kg kokainë në Milano të Italisë.

Ora 13:54
U korruptua nga trafikantët e drogës, një polic kufiri mes 20 të arrestuarve nga operacioni anti-drogë i SPAK (EMRI)

 

Mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë. Bëhet fjalë për Marash Gjonin polic i kufirit në Shkodër i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.

Ora 13:50
Goditet grupi i trafikut të drogës, prokurori Mara: Janë caktuar 21 masa sigurimi, 20 të ekzekutuara, 1 në kërkim ndërkombëtar

 

Prokurori Vladimir Mara në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me operacionin antidrogë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Sipas Marës janë vendosur gjithsej 21 masa të sigurimit personal, ndërsa 20 janë ekzekutuar. Mara shtoi se një prej tyre është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

‘Janë vendosur gjithësej 21 masa të sigurimit personal nga këto 20 janë ekzekutuar ditën e sotme kurse një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Janë sekuestruar prova të shumta materiale. Ajo çfarë është më e rëndësishmja është se të gjitha sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në territorin e RSH-së, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe në Itali.’- u shpreh Mara.

Ora 13:44
21 urdhër-arreste për grupin kriminal, SPAK: Trafikonin drogën nga Siria drejt Shqipërisë dhe më pas vendeve të BE-së

 

SPAK ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me 21 urdhër arrestet e lëshuara ditën e sotme ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë konferencës për shtyp u bë me dije se në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Europol, SPAK ka dokumentuar veprimtarinë kriminale të grupit që merrej me trafik të lëndëve narkotike, nga Siria drejt Turqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të BE.

Ora 13:05
Në 2021-in u kap me 77 pako marijuanë në formë çokollate në Durrës, kush është kreu i grupit kriminal që goditi sot SPAK

Endrit Bakiu dhe Fadion Çami, dy prej personave ndaj të cilëve SPAK lëshoi urdhër arrest ditën e sotme nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal që shpërndante kanabis në formë çokollate, janë arrestuar më parë në shkurt të vitit 2021.

Bakiu, kreu i këtij grupi së bashku me Fadion Çamin janë kapur me 77 pako kanabis në formë çokollate në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave” në Durrës. Endrit Bakiu është kapur teksa qarkullonte me makinën e tij tip ‘Porsche’ ku kishte fshehur pakot me marijuanë. Ndërsa Fadjon Çami u arrestua në të njëjtën mbrëmje në makinën tip ‘Audi’ pasi rezultoi të ishte bashkëpunëtor i Bakiut.

Ora 12:48
21 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për trafik droge! Zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal! Shpërndanin kanabis në formën e çokollatës

Gazetari i Report TV, Sokol Dema ka zbardhur detaje të dosjes hetimore që çuan në finalizimin e operacionit të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, përkatësisht me prokurorinë e Firences dhe Eurojust, në kuadër të të cilës u lëshuan 21 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar deri tani 14. Dosja përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal. Janë zbardhur dhe dokumentuar një episodesh të trafikimit të lëndëve narkotike, si ndaheshin rolet mes anëtarëve të grupit etj. Kryesori i grupi është Endrit Bakiu, ndërsa pjesa e tjetër kanë pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike. Mësohet se bëhet fjalë për kanabis sativa në formën e çokollatës.

Endrit Bakiu
Suko Pajo
Artur Sulaj.
Arian Tola
Fadjon Çami
Viron Lekaj
Artan Agalliu
Shpëtim Pjeshka
Jani Çavo
Kudret Rustemaj
Besnik Ruçi
Pirro Çapi
Jani Meçja
Edmond Kabashi
Tomi Hila
Leonard Nergjoni
Artin Kurti
Astrit Miska
Ervis Çvilo
Mirash Gjoni
Sonila Sula (arrest shtëpie)

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maju: 27/06/2023 18:52

    Ketu policia heton qytetaret e ndershem nuk heton krimin e organizuar qe po shkel me kembe qytetaret dhe rinine Sic duket ndajne paret me krimin dhe korrupsioni eshte galopant

    Përgjigju
  • Scodrini: 27/06/2023 18:30

    Edhe ne Doganën e Hanit te Hotit kalon me kamiona ... Apo sa perforcu ekipi me shef Tanin....

    Përgjigju
  • Dordomusi: 27/06/2023 14:34

    Bravo..po shikoni ate seren qe bastiset par 1 viti ne Drenovice te Beratit se e keni mbush prape me barishte…ska nevoje per helikopter se e shef gjithe fshati…investim qindra mijera Euro..mos me thoni qe sju thash

    Përgjigju
  • Alb: 27/06/2023 10:50

    Fabrika e uzina ska,hapni burgje tash.

    Përgjigju
    • Arberori: 27/06/2023 14:46

      O tqifsha nonen ty or tejjjjjj

    • Or tej: 27/06/2023 14:35

      Ne burgje te vendosin te ndershmit, ndersa jashte te lene kriminelet or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë