1759769893_ilirmeta.jpg

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka sulmuar nga burgu SPAK-un pas paraqitjes së provave të reja ndaj tij në seancën e mbajtur sot për kalimin ose jo të dosjes për gjykim. Meta i cilëson provat e reja nga SHBA si një gënjeshtër të shpërndarë nga prokurorët që i quan si “shkelës ligji”  dhe “kamikazë të Edi Ramës”.

Sipas ish-presidentit, e gjithë kjo gjë bëhet për të justifikuar faktin se mbahet ende në paraburgim si dhe për të zgjatur mandatet e tyre si prokurorë. Meta pretendon se asnjë letërporosi e ardhur nga SHBA nuk mund të provojë shkelje nga ai.

“Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve.

Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.

Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.

E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim.”, thotë Meta.

Postimi i Metës


Lajmi kryesor:

Lobimi në SHBA, SPAK me provë të re! Meta: Gënjeshtër! Avokati: E paligjshme! Shtyhet seanca paraprake në GJKKO