Hetimet për vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut kanë përfunduar në SPAK, ndërsa grupi i Emiljano Shullazit është dërguar ditën e sotme për gjykim. Mes të pandehurve për të cilët SPAK i kërkon gjykatës të dënohet është edhe Luftar Reçi, i njohur si bashkëpunëtori drejtësisë i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur disa krimet të bëra nga grupi kriminal.

Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, akuzohen se kanë kryer “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal

Ndërsa të shpallurit në kërkim  Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj akuzohen për “Vrasje me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Për Indrit Rusin rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Luftar Reçi akuzohet se ka kryer veprën penale të  “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe të “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj 7 të pandehurve rrezikojnë dënime nga 25 deri në burgime të përjetshme ndërsa atentatet e vitit 2005 më 26 dhe 27 shkurt ndodhura në Durrës dhe Tiranë i morën jetën Klodian Saliut, Osman Trumës dhe Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.

SPAK ka regjistruar çështjen ndaj këtyre personave në tetor të këktij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

I penduari Luftar Reçi ka dëshmuar se si u përgatit e gjithë ngjarja e ekzekutimit në makinë të Klodjan Saliut në aksin Durrës-Tiranë nga Lul Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj, të cilët ndodhen në kërkim ndërkombëtar. Ndërsa ka treguar se Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi kanë bashkëpunuar për të ekzekutuar me tritol C4 Vajdin Lamajn, sipas dëshmisë se të penduarit Luftar Reçi ka qenë Viktor Ymeri, i cili nga burgu ka gjetur personin në llogari të Shullazit që do të kryente këtë ekzekutim.

Për ekzekutimin e tyre operacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Ishte dëshmia e Luftar Recit, njeri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkëpunimit me drejtësinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda që 17 vite më parë tronditën vendin.