SPAK regjistron kallëzimin e Metës ndaj Dvoranit! Javën e ardhshme Presidenti e kreu i KED rimerren në pyetje

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka regjistruar kallëzimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se për kallëzimin e Metës ndaj Dvoranit, gjykata e Tiranës shpalli moskopetencë duke ia rikthyer sërish dosjen prokurorit Klodian Braho.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se anëtarët e KED, Presidenti Meta dhe kreu i KED, Ardian Dvorani pritet të rimerren sërish në pyetje javën e ardhshme nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Presidenti i vendit, Ilir Meta e akuzon Ardian Dvoranin për përvetësim kompetencash e shpërdorim detyre si gjyqtar i lartë, ndërsa Dvorani ka reaguar me një Raport vjetor të KED, duke thënë se procesverbalet e pretenduara nga presidenti Meta nuk janë zbardhur në kohë për mungesë stafi, pasi kanë vetëm 3 punonjës me kohë të pjesshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja