Një ditë pas SPAK rrëzoi pretendimet e Gazmend Bardhit për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama, në dosjen Xibraka, Sali Berisha sulmoi kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Nga Pogradeci ku zhvilloi takime me strukturat, Berisha akuzoi SPAK se duke mbrojtur vëllain e kryeministrit, u bë pjesë e dosjes së Xibrakës.
“Më deklaratën e tij dje, SPAK tregoi se është pjesë e dosjes Xibraka, kaq mund të them. Tregoi që tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.
Sulme pati edhe për Irena Gjokën, pasi vajza e tij Argita Malltezi u paraqit në SPAK për një hetim që ka nisur pas deklaratave të saj ndaj gjyqtares Gjoka, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialist.
“Përsa i përket thirrjes së vajzës sime dje, për Irenën me 5 mbiemra, ishte gjëja më normale. Përpiqen të përdorin postet, detyrat për të mbrojtur një delikuente, ajo është një gjykatëse delikuente e dënuar, por kjo pse është e dënuar është njëra anë, krimi i saj më i madh është se ka fshehur dënimin dhe ajo duhet të kishte deklaruar në dokumente zyrtare të vettingut se është e dënuar, përkundrazi ata fshehin një krim të gjykatëses e cila e ka vendin në burg e jo në sallën e gjyqit”, u shpreh Berisha.
Sa i takon zgjedhjeve, Berisha thotë se do të krijojnë koalicion me Partinë e Lirisë dhe parti të tjera për të garantuar fitore.
“Në koalicion me partinë e lirisë dhe me parti të tjera, ne shkojmë të sigurt drejtë fitores është radha jonë do të përcaktohet nga negociatat, është radha jonë”, përfundoi Berisha.
Komente


Po si svdes me plak legen se mir vrave preve vodhe gjith shqiprin po rri tu bo e si gore o moster ku na re per pjes
PërgjigjuKy maskara me emrin Sali Pinoku ēshtē i pa turp e i pa par si hajdut, gēnjeshtar , e mashtrus. Po ky ska fai fain e ka ai popull kodosh qē si tregon vēndin.
PërgjigjuO kriminel facilmente i prokuroreve qe nuk te fusin brenda , atje ku e ke vendin .po nuk morì vendim drejtesia do ta shikosh popullin se cfar do te te beje prit dhe degjo more kancer I Shqiperise .
Përgjigju