E akuzoi se mori 500 mijë €, SPAK nis hetimin dhe thërret Argita Malltezin! Vajza e Berishës duhet të vërtetojë akuzat ndaj Irena Gjokës

TIRANË - Argita Malltezi, vajza e ish Kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy të akuzuar në aferën “Partizani”, po hetohet nga SPAK për fyerje të gjyqtarit. Prokuroria e Posaçme ka nisur procedimin penal 193/2024, pas një kallëzimi të bërë më 19 tetor 2024 nga gjyqtarja vetë Irena Gjoka.

Me të njëjtën filozofi sulmesh ndaj sistemit të drejtësisë si i ati, sulme personale dhe denigruese, pedagogia në fakultetin e drejtësisë në Tiranë Argita Malltezi, do të deklaronte në një konferencë për shtyp më 23 shtator 2024, se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat” dhe se në një video gjyqtarja Irena Gjoka del duke i kërkuar një ish-eksponenti socialist 500 mijë euro ryshfet që të mos e fuste në grup të strukturuar kriminal.  Akuzat e Argitës, si pjesë sulmeve të koordinuara të të gjithë familjes, iu bënë gjyqtares Gjoka, pikërisht sepse “guxoi” të vendoste masat e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Por e thirrur këtë të enjte në SPAK, për të dhënë sqarime në kuadër të veprimeve hetimore që po bëhen nga prokurori Elvin Gokaj, e denjë për piruetat dhe mashtrimet politike si të atit, Argita Malltezi i bëri bisht deklaratave të saj dhe u tërhoq, duke thënë se ka ngritur pyetje dhe i është referuar medias.

'Jam referuar shkrimeve në mediat prej gushtit 2024 që e akuzonin zonjës në fjalë për ato që nuk i kundërshton dhe nuk i ka kundërshtuar po për të cilën ka kërkuar Dumanin që ti lajë fytyrën.  Ndërkohë pyetja ime për standardin e drejtësisë së kapur nga grupet kriminale, pyeta a ekziston një video e tillë gjatë kontrollit të shtëpisë së një gazetari të larguar nga Shqipëria. Nuk e disponoj por kam thënë SPAK ta sqarojë a ekziston apo jo. SPAK ndoshta nuk ka mundësi të thotë se ajo video nuk ekziston. Jam referuar shkrimeve mediatike. Nuk e kam përmendur emrin e gazetari asnjëherë. Dua që SPAK të sqaroj situatën. SPAK kishte mundësi të përgjigjej. Një pyetje që nuk cenon hetimin. U thirra si person në dijeni', tha Malltezi.

Kjo tërheqje e Malltezit, sigurisht shpjegohet me faktin se tashmë pinjolles së familjes Berisha ka barrën e provës, dhe i duhet të verifikojë para organit të akuzës vërtetësinë e deklaratave të saj, pra të vërtetojë “shpifjen” ndaj gjyqtares se posaçme që caktoi masën ndaj babait të saj dhe bashkëshortit të saj, të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash për aferën “Partizani”.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ramazon Ngjala: 09/01/2025 12:35

    Futeni nē burg si familje ktē familje tē flliqur familja sali BAJGA.

    Përgjigju
  • Lero: 09/01/2025 10:27

    Hund derrja nuk ka sitë dali më e mirë se babi kriminel,hajdut,shpifës.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 09/01/2025 09:49

    Bëm o BABI të ngjaj..kjo është thënia e popullit qëzbaton ARGITA me mbi 50 banesa në Shqipëri & Europë.Kjo shpif si BABI në 34 vite që SHIKON NGA VRIMA E ÇELSIT të gjithë Ata që janë kundra Tij si I korruptuar & vrasës KILLER në 21 janar,Gërdec,Tropojë,etj. SHPIFSËVE U DUHET PRERË GJUHA SOT..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë “në provë” Belind Këlliçin dhe të tjerët

Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë “në provë” Belind Këlliçin dhe të tjerët