Pas kontrollit të ushtruar pak ditë më parë, SPAK ka marrë vendimin për të sekuestruar 2 vila në kuadër të hetimit ndaj ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj. Gazetarja e Report Tv Ketu Banushi mëson se SPAK ka ka vendosur sekuestro preventive për vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit, Albina Mançka si dhe vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Kodra, ku Ahmetaj thotë se jeton.

Më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se vila nuk është pronë e saj. Gjatë marrjes në pyetje Maçka, ka pretenduar se vilën në Palasë ja ka lënë një shoqja e saj e cila jeton në Zvicër dhe pretendon se ka vetëm një banesë në ish-Bllok. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se është dera e vilës në Palasë të Vlorës, një nga zonat më luksoze turistike në bregdetin e jugut, është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura. Mësohet se janë sekuestruar fatura e dokumente në emrin e saj, që verifikojnë se banesa është në pronësi të saj. Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda. Report Tv mësoi ekskluzivisht se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar ndaj tij me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 

Nga ana tjetër, ish-ministri Arben Ahmetaj, i cilësoi të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas. Ahmetaj përmes një ankimi në GJKKO-në e Apelit thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi, duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.  Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor. 

Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK sekuestron vilën ku banon ish-zv. Kryeministri! Në pronësi të bashkëjetueses Erjola Hoxha

1678459066_finalprojekt.00013305.Still018.jpg

SPAK ka sekuestruar vilën në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së Arben Ahmetaj Erjola Hoxha. Në këtë vilë jeton edhe ish-zv. kryeministri, aktualisht deputet socialist.