Arben Ahmetaj në hetim pasuror, BKH zbarkon në banesat e partneres dhe ish-gruas së tij! Në vilën në Hamallaj gjenden 30 mijë euro

TIRANË- Pas lajmi ekskluziv në Report Tv, 2 ditë më parë se SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, ditën e sotme, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ushtruar kontrolle në banesat e partneres së tij, Erjola Hoxha dhe ish gruas, Albina Mancka. Bëhet fjalë për një vilë të ndodhur në Hamallaj, në kompleksin “Vala Mar” që ish-ministri dhe bashkëjetuesja e tij aktuale nuk e kishin deklaruar dhe ka dyshime se është dhuruar nga Klodian Zoto, një nga të kërkuarit për aferën inceneratorëve. Gjithashtu kontrolle janë ushtruar edhe në 2 vilat e tjera, në Rolling Hills në Tiranë, një në ‘Green Coast’ si dhe një apartament në ish-bllok të cilat janë në pronësi të ish-gruas së Ahmetajt. 

Kontrolli në këto banesa është bërë me urdhër të GJKKO, e ndëra hetimet po kryen nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Minollai. Nga sa Report Tv ka mësuar në shtëpinë e Erjola Hoxhës janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme eurosh,  rreth 30 mijë euro, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht. 

Duhet theksuar se nuk është ushtruar një kontroll në shtëpinë e vetë Arben Ahmetaj, kjo sepse ai gëzon mandatin e deputetit. E për këtë arsye, duhet marrë fillimisht autorizim nga Këshilli i Mandateve dhe më pas do duhet të veprojë SPAK. 

Vila në Hamallaj e dhuruar nga Klodian Zoto? Ahmetaj: E pavërtetë
Sot, BKH-ja ka zbarkuar në vilën e partneres së Arben Ahmetajt në Hamallaj të Durrësit, mirëpo pak javë më parë në një intervistë në media, ish ministri ka mohuar që kjo pronë të jetë dhuruar nga Klodian Zoto, i përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Ai tha se kjo banesë është në pronësi të partneres së tij, e cila ka qenë pronare e tokës.

“Vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime Erjola dhe kunata e saj, Konomët, janë pronarë të vilës, të tokës dmth. Është bërë nga Erjola me kontratë dhe s’ka lidhje me Zoton. Se kam blerë unë vilën, e ka blerë Erjola. E ka blerë në 22-shin dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti. Si nxitoni dhe hidhni baltë. Ku përputhet emri i Erjolës me këtë”, ka thënë më herët Ahmetaj.

Pasuria e Arben Ahmetajt në sitë
Dy ditë më parë, Report Tv raportoi ekskluzivisht se ndaj Arben Ahmetajt ka nisur një hetim pasuror. Report Tv ka siguruar listën e plotë të pronave  që SPAK po heton. Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e të gjitha këtyre pronave. Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit  ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar  si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën një provë që ish-ministri po hetohet për pastrim parash.

Pronat e përmendura
Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)
"Vila 22"  në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).  
Apartamenti në Kompleksin "Valamar", Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha
Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037
Banesë e Albina Manckës në pallatin "Tuborg", në zonën e Bllokut

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
BKH kontroll në vilën e partneres së tij, çfarë deklaronte Arben Ahmetaj: Ja pse s’e kemi deklaruar

1678203609_finalprojekt.00384405.Still019.jpg

Në një intervistë që ka bërë me herët në media, Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka përfituar asnjë vilë luksoze nga Klodian Zoto në Lalëz. Ai është shprehur se partnerja e tij bashkë me kunatën kanë qenë pronare të tokës dhe se nuk është bërë deklarimi, për shkak se është blerë në 2022.

“Jo…ç’më duhet mua mua… . Nëse ti mendon se ka vila pa para, se di dmth. Pyete atë mikun tënd, që nëse e ka marrë vilën ndonjëherë, nëse është bërë pronar. Ai nuk është bërë. Vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime Erjola, se ja ngritët emrin, kunata e saj, Konomët, janë pronarë të vilës, të tokës dmth. Është bërë nga Erjola me kontratë dhe s’ka lidhje me Zoton.

Se kam blerë unë vilën, e ka blerë Erjola. E ka blerë në 22-shin dhe deklarimi bëhet në mars të këtij viti. Si nxitoni dhe hidhni baltë. Ku përputhet emri i Erjolës me këtë? Nuk është e vërtetë ajo e hoteleve. Kjo është kontrata që ka bërë Erjola me kompaninë. Interpretimi popullist penal. “Shiko se qenka aty, po duhet të jetë….”. Ligji funksionon me kontrata”, tha ish ministri.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 11/03/2023 03:34

    Hajdut, njeri tinzar, mendjemadh, neperke dhe shume sadist me punetoret qe i trajtonte si skllever. Nuk besoj se do i bejne ndonje gje, se ka patur shume kohe per t'i fshehur parate dhe ka rregulluar dokumentet. Dhe Ahmetaj di shume, keshtu qe nuk i leverdis drjtesise te reagoje kunder ministrave te tjere te cilet edhe ato kane ngjyer gishtat me mjaltin e oligarkeve katundare te Shqiperise se rreckosur. Shpresojme te kemi nje prononcim te Edi Rames.

    Përgjigju
  • Edhe njer: 10/03/2023 10:30

    Do ti rruani topat Benit. Kjo eshte show sepse nuk kane bythe te kontrrollojne vilat e Saliut e te Ilirit. Idiotet e dobishem jane hedh ne sulm. Edhe sikur grate e Benit te kene miliarda jane ato pergjegjse jo Beni. Beni u be milionere para se te hynte ne politike , me 2001 ka deklaruar ne shtet 20 milione euro fitim. Paguan 1 milion euro taksa ne vit shtetit. Por nuk ju jep asnje cent gjobevensve

    Përgjigju
  • minushe: 10/03/2023 09:27

    po me letra i kopsisni shume mire gjerat ju.....kontrata thote po pse njerezit qe punojne ndershmerisht nuk lidhin nje kontrate te tille te pakten????

    Përgjigju
  • ZEF BUSHATI: 10/03/2023 09:26

    EHHH MORE ARBEN SA MIRE QE DO TE PERFUNDOSH NE BURG. I PROVOVE TE GJITHA NE KETE JETE, DHE KUR I PROVON TE GJITHA PATJETER QE KËTO TE GJITHA E KAN NJE FUND. PROVOVE TE ISHE NE POZITA DEREJTUESE, PROVOVE FEMRA PA FUND, SAQE RRIJE EDHE NE DYERT E GJIMNAZEVE NE KOHËN E NANOS. ME PAS PROVOVE ORGJI, PASTAJ BASHKE ME ORGJITE PROVOVE EDHE BURRAT, JO PER GJE POR SOJI I TYRE NUK LEN VEND PA TREGUAR ME MBURRJE QE TE KAN PALLU TY, E ME PAS PROVOVE TE DREJTOJE EDHE KASTRATIN ETJ ETJ. PO JA QE KA NJE FUND O MAJMUNI HIRKO. TANI DO TE GEZOHEMI TE TE SHIKOJME PAS HEKURAVE O VEMJE DHE RRACE HAJDUTI. POR AKOMA ME HAJDUT ESHTE RAMA QE TE MBANTE, PASI CUDI E MADHE KUR TY TE NJEH E TERE SHQIPERIA DHE CUDITERISHT NUK TE NJIHTE SKENDERBEU. PLASJA TY E SOJIT TEND E PAS TEJE PAFSHIN RAMEN TE ZHGERRYER NEPER SPITALE.

    Përgjigju
    • Roni: 11/03/2023 03:36

      E paskan pallu hajdutin? Po mire e ka, te gjithe do i provoje se keshtu ne burg do e kete vrimen me pak tekanjoze.

  • Tigri prej letre: 10/03/2023 09:13

    Ky soj i qelbet ka edhe nje vile ne Jug dhe ka pasuri edhe ne Bitcoin. Gerrmoni gerrmoni se do te gjeni.

    Përgjigju
  • Loni: 10/03/2023 08:49

    Ky e quajti te Nusereti po haja nje cap buk , ajo tufa 30 mij euro ju kan duk kusur , Vetem operacion per permisim estetik boti ka harxhu mbi 200 mij dollar

    Përgjigju
  • Tafik: 10/03/2023 04:58

    Tani u kujtua SKAP per kete pallen? Ky nderkohe ka fshehur gjithçka. Lesh do ti gjejne

    Përgjigju
  • Malo: 10/03/2023 04:57

    Njesoj si shoku Enver, edhe Rames i dalin ministrat "tradhetare"! Ama vete eshte ne "atobus" dhe nuk di cbejne vartesit! Hajde monster hajde.

    Përgjigju
  • Oli: 10/03/2023 04:35

    eshte tradhtar dhe i pabes,njisoj si po ja bo rama ka bo dhe ky me te vetet i ka perdor dhe i ka shit kur si jane dash mo

    Përgjigju
  • maksi: 10/03/2023 02:10

    SPAKU TE SHKOJE JO VETEM TEK VILA E AHMETAJT,,,POR TE SHKOJE TEK GJIRI I LALEZIT DHE TE VENDOSE SHIRITIN E POLICISE NGA FILLIMI NE FUND SEPSE ATY JANE VILAT QE KANE HAJDUTET E QEVERIVE NGA SALI BERISHA,,ILIR META ,,NOKA,,,VASILI,,,ETJ...ETJ,,HAJDUTE.....TE GJITHA DUHET TE SEKUESTROHEN SEPSE JANE BERE ME PARATE E POPULLIT...

    Përgjigju
  • Lushka: 10/03/2023 01:33

    Per te gjithe ju komentuesit e rendomte asgje ska per te ndodhur... Show vazhdon edhe do vazhdon... Ju edhe un do vazhdoni do komentoni me komente pa sens! Ju Dua shum... Tigre vazhdo I pa shqetesuar se te tjeret kan vrare e prere e si ka hyre gjemb ne kembe do te hyj ty... As mos ta ndjej. Ti je mafioz I lindur...

    Përgjigju
    • Miri: 10/03/2023 21:17

      Hajde hajde se keshtu i duhen shqiperis se edhe paraadhsit tan keshtu kan ber prandaj eshte shqipria kaq e vogel do zvoglohet prap pa merak ne dyakrate jan anti shqiptar ca hiqen si burra te mir e ca si te kulturuar kjo pra

  • Ehuuu: 09/03/2023 21:29

    Po vetem keta politikanet shqiptare qekan shume te zgjuar me 3 4 vila dhe nja 20 a 30 shpi. Keta duhen varur nga koqet

    Përgjigju
  • Peshku: 09/03/2023 21:23

    Do ti rruajne t.... Ahmetaj ka bere 20 milione dollare pasuri ne 2001 dhe eshte marre gjithmone me biznes. Keta loqet i kontrrollojne shtepine e gruas qe eshte per vete super- milionere si fis.

    Përgjigju
    • Goni: 11/03/2023 02:08

      O peshku ti thua ne 2001 po ku i gjeti se kur ishte student ne amerik i beri apo ne 1998 kur filloj pune tek finaca se vetem dhalle ka pire

    • Midhja: 09/03/2023 22:24

      Per gruan apo ish gruan po flet se ti tregojme milionat qe kane si fis, qindarke me qindarke. Gjeja me mire eshte qe kanw filluar nga hetimi pasuror jo si me Saje Qorrin qe e denuan vetem 3 vite dhe kunati idiot i vazhdon biznesin. Arben Ahmetaj kete rradhe nuk ka shpetim. Do i marrin disa pasuri dhe do bej burg. Do i mbeten plot por nje pjese do ja marrin. Po i genjeu mendja se do beje presion, e mori sot nje pergjigje nga Rama. Neser do e marrin ata qe ka afer. Do e braktisin te gjithe sikur ka koleren. Do rrosh dhe do shohesh.

    • Turi: 09/03/2023 22:24

      Cila nga grate qënka super milionere o lo.e, Mançka nga Babani Devollit apo ajo hoxha nga peshtani Përmetit

  • Niku: 09/03/2023 21:20

    Kur vinin keto grupet ministrore ne drekat e darkat e OKB-se, ndonjehere na begenisnin edhe ne e takoheshin me komunitetin shqiptaro-amerikan. Nga te gjithe ata qe kam hasur ne keto 20 e kusur vjet, Ahmetaj eshte me idioti. Domethene eshte Ahmetaj, jane ca vende bosh, pastaj fillo vuri ne radhe te gjithe te tjeret. Se si ka arritur ky rob te behet minister ekonomie, financash, zv.kryeminister, eshte jashte cdo lloj logjike njerezore. Rama mund te thote sa te doje qe qengji varet nga kembet e veta dhe po ka bere faje s'e ndihmon dot, por Rama duhet te jape doreheqjen vetem qe e ka mbajtur kete zvarranik neper kembe gjithe keta vjet. Ky as per kepucar nuk ben, jo me minister i cfaredo rangu.

    Përgjigju
  • ZEQIR AHMETAJ: 09/03/2023 21:18

    ALBINA KA JA 8 APARTAMENTE NE SELITE DHE KTO BESOJ SE JA DHE TI APO EDHE KESAJ JA DHAN ATA TE FAMILJES SE VETE. TI JE RRACA ME E QELBET E KETIJ KOMBI DHE AKOMA ME I QELBUR AI QE TE MBAJTI NE QEVERI.

    Përgjigju
  • Or tej: 09/03/2023 21:03

    Sa pune na prishi vonesa e amnistise fiskale or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Luani: 09/03/2023 20:57

    O Tiger do behesh mac kanali tani o fis... qe nuk le me budallenj pa cuar ne tatime e dogana vetem se te benin fresk ty.Kujdes sapunin ne burg maciiiiii

    Përgjigju
  • Ramazan: 09/03/2023 20:55

    Si duket SHBA i tha Rames ta djeg tigrin. Por me sa duket tigri ka pergjigje qe do ta djeg Ramen

    Përgjigju
  • Toni: 09/03/2023 20:49

    Po i ngushtohet laku Tigrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim