Pas 15 vitesh, s'ka më Prokurori dhe Gjykatë të Krimeve të Rënda! Më 18 dhjetor zgjidhjet kreu i SPAK

TIRANE-  15 vite nga krijimi në 2004-ën, Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria për Krime të Rënda do të shkrihen më 20 Dhjetor 2019 për t'i hapur rrugë SPAK dhe GJykatës Kundër Krimit të Organizuar. Konfirmimin për shkrirjen e tyre e bëri kreun i KLP-së, z.Gent Ibrahimi, i cili sqaroi dhe caktimet e përkohshme të prokurorëve që mbeten pa punë pas shkrirjes së Krimeve të Rënda.

Një javë nga ngritja e SPAK KLP vendosi sot transferimin në Prokuroritë e rretheve të prokurorëve të Krimeve të Rënda që kanë mbajtur në duar edhe dosjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Ibrahimi tha se ky transferim nuk është bërë duke marrë pëlqimin e prokurorëve, për shkak se parësore është struktura dhe jo interesat individuale. Këshilli i Lartë i Prokurorisë këtë të enjte caktoi përkohësisht si prokurore Apeli në Tiranë, ish kryeprokuroren Arta Marku, ndërsa drejtuesja e Krimeve, Donika Prela edhe pse ka emërimin në Durrës u caktua në Tiranë.

Në Tiranë u caktuan edhe 10 prokurorë të tjerë të Krimeve ndërsa vetëm dy të pezulluarit nga vettingu deri në vendimin final të Kolegjit të Apelimit, Eugen Beci dhe Përparim Kulluri u caktuan përkatësisht në Korçë edhe Shkodër.

Në Tiranë do të vijojnë të qëndrojnë Besim Hajdamataj, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana dhe 7 prokurorë të tjerë të caktuar përfundimisht në këtë post. Ndërsa pa drejtues ka mbetur Prokuroria e Elbasanit, pavarësisht dy kandidaturave që pritet të votohen në mbledhjen e 19 Dhjetorit.

Ndalur tek kreu i SPAK, Ibrahimi sqaroi se më 18 dhjetor do të bëhet intervistimi publik i tre kandidatëve. KLP pas dëgjesave publike me votim pritet të përzgjedh mes Dumanit, Krajës e Kondilit për t'i dhënë mundësi SPAK të nis nga puna.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:04
Ibrahimi: Në 18 Dhjetor intervistojmë kandidatët për SPAK! Për emërimet e përkohshme nuk kemi marrë pëlqimet e prokurorëve (VIDEO)

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shprehur se me datë 18 Dhjetor do të intervistohen kanidatët për SPAK, Edvin Kondilli Arben Kraja dhe Altin Dumani. Ai tha se procesi i intervistimit të tyre do të jetë i ngjashëm me atë të kandidatëve për kryeprokuror. Ibrahimi deklaroi se SPAK do të jetë funksionale me datë 19, pavarësisht se nuk ka ende 10 anëtarë. Ndërsa për emërimin e prokurorëve në rrethe, Ibrahimi u shpreh se nuk është marrë pëlqëmi i tyre pasi është parësor sistemimi dhe jo interesi individual.

"Në datën 18 do bëjmë intervistat me 3 kandidatët. Dosjet e tyre janë tashmë në këshill. Do t'i dëgjojmë ata. Seancat dëgjimore do jenë publike. Metedologji rrjedh nga rregullorja jonë. Ne kemi marrë një vendim në bllok për të sistemuar në bllok këta  prokurorë. Caktimet e përkohshëm nuk kërkojnë pëlqimet e prokurorëve. Primar është sistemi dhe jo interesin individuale. Në datë 19 do fillojnë punën ata 8 prokurorë që kemi caktuar. Më pak do ketë më shumë se 10. Do ketë transferimin e disa drejtuesve të tjerë. Ne kur bëhet fjalë për ristrukturim neglizhojnë ambiciet personale. Këta prokurorë kanë shërbyer si prokurorë karriere. Ata do duhet t'i trajtojmë në një mënyrë që nuk i përgjigjet atyre. Pavarësisht problematikave të Durrësit, ngarkesa në Tiranë është më e madhe. Në datë 20 nuk do ketë prokurori dhe as gjykatë të Krimeve të Rënda.  Sot jemi para një situate se nuk kemi marrë një vendim individual për Donika Prelën por në kuadër të strukturimit", tha Ibrahimi.

Ora 13:06
Shkrirja e Krimeve të Rënda/ Arta Marku, Donika Prela dhe Anton Martini caktohen përkohësisht në Tiranë

1576152533_1576082307artamraku.png

Me një afat të përkohsëhm që nis nga data 19 Dhjetor deri në 18 Mars 2020 Anton Martini, Arta Marku dhe Donika Prela janë caktuar të ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë.

Anton Martini, përkohësisht në Prokurorinë Shkallës së Parë Tiranë

Donika Prela, përkohësisht në Prokurorinë Shkallës së Parë Tiranë

Isa Jata, përkohësisht në Prokurorinë Shkallës së Parë Tiranë

Ditan Prençi, përkohësisht në Prokurorinë Shkallës së Parë Tiranë

Arta Marku, përkohësisht në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

KLP vendosi të ndërpresë caktimin e përkohshëm të prokurores Alketa Zifla so Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjithashtu u ndërpre edhe caktimi i përkohshëm i prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.

Ora 12:39
'Nga Besim Hajdarmataj, Manjola Kajana e Elisabeta Imeraj', ku do të transferohen prokurorët e Krimeve të Rënda pas ngritjes së SPAK

1575995367_klp.jpg

KLP ka vendosur transferimin e prokurorëve të Krimeve të Rënda në Prokuroritë e rretheve, pas 19 Dhjetorit.

Lista e Prokurorëve të transferuar

Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë 

Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë 

Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër

Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ANNA: 12/12/2019 13:01

    PO KETE KULLURIN SIKUR E RREZOJ VETINGU MORE

    Përgjigju
    • Meti: 12/12/2019 14:11

      Po ka dhe procedurë ankimimi. I lind e drejta kujtdo (të pisët e të paster) t'a ankimoje në Kolegjin e Posaçëm te Ankimimit. Ky i fundit i vë vulën pastaj, me sa di unë. Po dhe kjo do kohën e vet

  • artani: 12/12/2019 12:59

    Eugen Beci eshte shkarkuar nga vetingu qe ne qershor si ka mundesi vazhdon pun akoma

    Përgjigju
  • altini: 12/12/2019 11:04

    Arens celen kthejeni ne berat noku se aty mesoi te vinte gjoba njerezve. Kontrolloni pak me makinen e kujt levizte ky gangster prokuror dhe do kuptoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…