KED i hap rrugë ngritjes së Inspektoratit që do hetojë gjyqtarët e prokurorët, do të votohet në Parlament

TIRANË - Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i hap rrugë ngritjes së Inspektorit ta Lartë të Drejtësisë, institucion i ri nga reforma në drejtësi.

Një ditë më parë pasi përfundoi dëshminë e tij në prokurori,  kreu i KED-së, Ardian Dvorani, ka drejtuar mbledhjen ku janë intervistuar pesë kandiatët.

Kandidatët e intervistuar në garë për të drejtuar Inspektoratin që do të hetojë veprimtarinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë: Artur Metani, Eris Hysi, Joana Asimi Sorraj, Lindita Troja dhe  Sokol Stojani.

Pas përfundimit të intervistave, KED vijoi menjëherë vlerësimin dhe bisedimet kolegjiale sipas meritave profesionale, morale dhe organizuese e drejtuese të cilat më pas do të konkludohen në Listën Përfundimtare për Renditjen e Kandidatëve brenda afatit ligjor prej 10 ditësh.  Kjo listë do t'i përcillet Parlamentit për të zgjedhur Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë