SHBA u fut frikën politikanëve: Ja si SPAK-u do të hetojë zyrtarët (VIDEO)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video që tregon zyrtarët e lartë që i kapi vettingu. Ambasada thekson se më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë u shkarkuan për shkak se nuk justifikonin pasurinë, ndërsa paralajmëron se KLGJ dhe KLP kanë nisur punën për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.

Jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth reformës në drejtësi? Ndiqni podcast-in e dytë të serisë PodAlbania të prodhuar nga një grup pjesëmarrësish të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Kjo seri synon të sjellë në vëmendje disa nga temat më të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë. #NdalKorrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para.

Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtashme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar”, shprehet ambasada e SHBA.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 03/09/2019 07:22

    Usa po rrezikon te behet e pabesueshme me keto publikime, e filloi Lu me peshqit e medhenj qe nuk dolen as cironka.

    Përgjigju
  • Dosti: 03/09/2019 06:34

    Vodhen sa vodhen gjygjtare dhe prokrueore tani kta thjesht i heqin kur ata te gjithe dhane vete doreheqje,denojini ore ose ju rrofte vetingu pastaj

    Përgjigju
  • KIRI: 02/09/2019 22:35

    AMAN ,,FUTINI BRENDA DHE MERRINI PASURINE POLITIKANEVE TANE.. QE E KANE BERE DUKE VJEDHUR LEKET E POPULLIT,,,VETEM TEK FORCA E AMERIKES DHE EUROPES KEMI SHPRESE,,,KEMI 30 VJET QE VIDHEMI,,VUAJME PER BUKE,,,DHE MARRIM RRUGET E EMIGRIMIT ,,KURSE PER POLITIKANET TANE I UROJ TE DENOHEN ME BURGIM TE PERJETSHEM,,DHE TE JENE MALLKUAR QOFSHIN NE SHTATE BREZA,,....////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë