Sali Berisha u zu ngushtë gjatë konferencës për mediat kur u pyet për reagimin e SPAK, që erdhi paralelisht me kohën kur ai fliste për faktin se nuk shkoi në Prokurori për të dëshmuar për 21 janarin. Teksa akuzoi SPAK-un se gënjen kur thotë se ia ka dërguar fletëthirrjen në banesë dhe selinë e PD-së, Berisha u zu ngushtë kur iu përmend emaili, në të cilin gjithashtu i është dërguar fletëthirrja. 

Ai u justifikua duke thënë se përdor vetëm email personal, dhe se fletëthirrja mund t'i jetë dërguar në atë lidhur me parlamentin, që pretendoi se nuk e përdor. Madje, sipas tij, mund t'ia kenë hapur me qëllim për këtë çështje. 

“Një gënjeshtër absolute. Ato roje janë njerëz të përgjegjshëm, të cilët më kanë dorëzuar mua çdo lloj dokumenti që ka ardhur aty. Dhe kur organet gjyqësore kanë patur, e kanë konsideruar të domosdoshme i kanë dërguar me motocikletë, me punonjës të gjykatave etj, dhe nuk ka ndodhur asnjëherë kurrë kjo që thonë ata. Thuaji mbylljani atë, bëjani bllok atij numrit se e kanë agjenci mashtrimi. Po, çdo ditë. Asnjë email s’më ka ardhur. Unë nuk kam email në parlament, por kam emailin tim. Nuk përdor email në parlament. Nuk është emaili ajo që komunikon, dorëzon dhe firmos ai që merr njoftimin. Pas këtyre bisedave, gjoja kanë nisur email ose më kanë hapur një llogari emaili kastile për këtë punë. “, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

21 janari/ Berisha fshihet dhe nuk shkon të japë llogari! Lojë me fletëthirrjen, SPAK: E refuzoi dy herë! Nëse s'shkon herën e tretë, shoqërohet nga Policia