Struktura e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së Ilirjan, Adriatik dhe Lindita Memias. Adriatiku dhe Lindita Memia janë bashkëshortë, ndërsa Ilirjani është i vëllai i Adriatikut.
SPAK-u ka dalë në këtë përfundim në bazë të hetimeve të kryera nga autoritet në Holandë, pasi dyshohet se pasuria është ngritur nga aktivitete kriminale në këtë shtet. Sakaq Ilirjan Memia, i cili ka qenë edhe kreu i kësaj bande, rezulton i arrestuar në Holandë në vitin 2017 për drogë, ndërkohë që është vendosur sekuestro për këto prona:
Një apartament në Linzë, 133.4 m2, me vlera 83 mijë euro. Një garazh në Liznë, sipërfaqe 31 m2, me vlerë 15 mijë euro. Një arë, 430 m2, e përfituar me kontratë dhurimi. Një mjetit 'Ëolsëagen' me targë AA 5** JM, me vlerë 15 mijë euro. Një rimorkioje tip KOCH, shuma e blerjes 1200 euro. Një mjeti Audi 2016, shuma e blerjes 20 mijë euro. Theksojmë se kjo vetëm pasuria që i është zbuluar trafikantit të kokainës.
Shuma në total e gjithë këtyre pasurive kapte vlerën e 134.200 euro, ndërsa mësohet se si grupi kriminal, i udhëhequr nga Ilirian Memiaj vepronte. Ai fuste drogën në portin e Roterdamit qe vinte nga vendet e Amerikës Latine dhe më pas e shpërndante në Holandë. Për këto vepra është vendosur në 2017 nga gjykata në Holandë masa e arrestit, ndërkohë që për ndalimin e tij është bashkëpunuar edhe me autoritet italiane.