SPAK zbardh motivin e Masakrës së Bradasheshit! Vëllezërit Çopja tentuan 4 herë të vrasin Erjon Alibejn, 2 herë Nuredin Dumanin

 SPAK zbardh motivin e Masakrës së Bradasheshit! Vëllezërit Çopja tentuan 4 herë të vrasin Erjon Alibejn, 2 herë Nuredin Dumanin


 

Foto: Arben Dylgjeri, Endrit Alibejt, Erdal Duranay

Operacioni i SPAK, Plumbi i Artë 2 ka zbuluar dhe motovin  masakrës së Bradasheshit, ndaj Endrit Alibejt, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29 dhjetor 2018, në vendin e quajtur Bradashesh, në afërsi të restorant Dervishaj, u porosit nga vëllezërit, Franc dhe Hajdar Çopja

Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se është kryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej.

SPAK në dosjen e tij ka zbuluar veç vrasjeve të porositura nga banda e vëllezërit Çopja në Elbasan dhe 14 ekzekutime të mbetura në tentativë. Katër nga këto vrasje janë porositur për të eliminuar, Erion Alibejn i cili ndodhet i arrestuar dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i ekzekutuar në 2018.

Po ashtu, sipas SPAK është tentuar dy herë të vritet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer sagën e vrasjeve në Elbasan.

Nuk kanë munguar dhe pagesat për të vrarë dhe Aleksander (Aldo) Brahon, vëllain e Klevi Bahos, i vrarë në korrik të 2019-tës.

Në listë janë dhe disa tentativa të tjera, por që SPAK nuk u ka zbuluar emrat por vetëm inicialet. 

Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve  materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore    nëntor 2019 –janar 2020;

 Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas                                 periudhës së karantinës në vitin 2020;

Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin      shtator 2020;

 Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën      kohore korrik – nëntor 2020;

       13. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në   periudhën kohore korrik – tetor 2020;

     14. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në  periudhën kohore tetor – nëntor 2020;

Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt                              maj – gusht të vitit 2020;


Lajmi kryesor:

SPAK zbulon aktivitetin e organizatës kriminale të vëllezërve Çopja në Elbasan: Kryen 4 vrasje, 14 i porositën, vodhën 10 mln euro në Rinas! Sekuestrohen 1 mln euro cash


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)