Qindra komunikime të vartësve apo bashkëpunëtorëve të Belinda Ballukut, telefonata përgjatë viteve 2018-2025, janë përdorur nga Prokuroria e Posaçme për të vërtetuar pronësinë faktike të ish zv. Kryeministres mbi vilën dykatëshe tip Begonia në “White Rocks” në Dhërmi.

Vila 103m2, e rrethuar me një parcele toke jo më pak se 300 m2, për të cilën SPAK thotë se aktualisht vlen 720 mijë euro, është përdorur nga Balluku që prej qershorit të vitit 2019 deri të paktën në shkurt-mars 2026, periudhë kur SPAK ka lokalizuar telefonin e Ballukut në këtë zonë, para se vila të sekuestrohej me vendim gjykatë vetëm 3 muaj më vonë.

1793518049_balluku.jpg

Në dokumentin e lexuar nga Report Tv janë me dhjetëra faqet me prova që sipas Prokurorisë së Posaçme vërtetojnë pas asnjë lloj dyshimi se Vila në kompleksin turistik “White Rocks”, që formalisht rezulton në emër të ish futbollistit të njohur Igli Tare, i përket në fakt, ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Komunikimet e ish vartësve, shoferit të Ballukut, punonjësve të pastrimit në shtëpinë e saj në Tiranë, administratorëve të kompleksit, familjarë të këtyre të fundit të gjithë i referoheshin godinës ‘f6’, si “vila e shefes”. Ndërkohë që nga ana tjetër arredimi apo investimet ishin bërë sipas preferencave të Ballukut, ndërsa në godinë janë gjendur foto e prova të tjera që vërtetojnë se ish zv. Kryeministrja e përdorte atë në vazhdimësi, për të paktën disa çdo muaj për vite më radhë, sipas qelizave telefonike të numrit celular të Ballukut.

Ka edhe një detaj interesant në një dokument të SPAK që Report Tv ka lexuar. Një mesazh i dërguar mëngjesin e e datës 17 korrik 2021 nga bashkëshorti i sanitares së Ballukut në banesën e saj në Tiranës tregon sipas SPAK një fotografi, në të cilën shfaqet një kuti e kuqe, në të cilën ndodhen tufa kartëmonedhash 50 euroshe, të lidhura me llastik. Prokuroria e Posaçme shkruan në dokument se kutia e kuqe është “në dukje si në ambientet e vilës F6, në kompleksin White Rocks”.

Pra kjo kuti e kuqe e mbushur me euro sipas SPAK është në vilën e Ballukut në Dhërmi.

Bashkëshorti i sanitares së Ballukut, Lavdrim Smone, së bashku me gruan dhe vajzën e tij sipas të gjitha komunikimeve zhvendosin herë pas herë në vilën e Dhërmiut për të bërë pastrimet. Shpesh i dërgonte atje shoferi personal i ish zv. kryeministres.

Lajme në  përditësim...