Spanjë, Griezmann do qëndrojë
te Atletico Madriti

Spanjë, Griezmann do qëndrojë<br />te Atletico Madriti
Antoine Griezmann “do te qendroje” ende me Atletico Madrid edhe sezonin e ardhshem, per te inauguruar Wanda Metropolitano, stadiumi i ri i klubit, eshte shprehur presidenti i klubit, Enrique Cerezo, duke hedhur keshtu poshte zerat per transferten e francezit.

“Ai do te jete te Wanda Metropolitano”, deklaroi drejtuesi per mikrofonin e grupit mediatik spanjoll Mediaset pas finales se Kupes se Mbretit Barcelone-Alaves (3-1), ndeshja e fundit e kompeticionit ne stadiumin antik Vicente-Calderon.

Kjo deklarate eshte bere pasi ka patur spekulime lidhur me transferten e sulmuesit francez (26 vjec) gjate gjithe javes.

Ne nje interviste per TMC, “Grizi” kishte deklaruar “gjashte” shanse nder dhjete per t’u bashkuar me Manchester United dhe shtate shanse nder dhjete per te qendruar te Atletico, klubi i tij qe nga 2014.

Pas ketyre deklaratave Griezmann ka qetesuar situaten ne Twitter: “Te gjitha zerat jane te pabaza, une jam gjithnje i Atleticos”, shkruante ai.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës