Spanjë, kapen 6 tonë kokainë;
ngarkesa më e madhe në histori

Spanjë, kapen 6 tonë kokainë;<br />ngarkesa më e madhe në histori<br>
(VIDEO) Agjentët e Gardës Civile, në Spanjë, në një operacion të përbashkët me Agjencinë e Doganave kanë sekuestruar thuajse 6 tonelata kokainë.

Sipas njoftimit të autoriteteve iberike, sekuestrimi është bërë në portin e lokaliteti Algresiras dhe në treg do të kishte kapur vlerën e 210 milionë eurove.

Në lidhje me sasinë rekord, prej 5 mijë e 883 kilogramë, të ndarë në 5 mijë e 299 pako, janë arrestuar tre persona, për të cilët për momentin nuk jepen të dhëna.

Ngarkesa e lëndës narkotike ishte fshehur në një ngarkesë bananesh, të nisur me anije nga Kolumbia, kanë saktësuar autoritetet.

Bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të kokainës të bërë këtë shekull dhe e transportuar në një kontejner.

Lëvizja e kokainës ishte mundësuar nga dy kompani fruta-perimesh në të dyja kontinentet, të cilat sipas hetuesve kanë shërbyer si mundësi kamuflimi. 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar