Janë arrestuar 5 shqiptarë në Spanjë pasi akuzohen se kanë kryer më shumë se 200 vjedhje.

Mediat spanjolle thonë se shqiptarët kanë grabitur edhe kapitenin e Atletico Madrid, Gabi Fernandez, pasi i kanë vjedhur në shtëpinë e tij një orë dhe veshje me vlerë 10 mijë euro.

Hajdutët janë nga mosha 21 deri 47 vjeç të cilët janë arrestuar nga policia spanjolle para se të ktheheshin në Shqipëri.

Sipas policisë vendase, shqiptarët, të cilët identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, grabisnin vilat kur banorët nuk ndodheshin në shtëpi.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com