Një autobus portokalli i cili përmbante mesazhe anti transgjinore është ndaluar të qarkullojë në  Spanjë. 

Vendimi u mor nga autoritetet pasi ishin vetë aktivistët dhe grupe të caktuara që kundërshtuan një nismë të tillë.

“Mos u gënjeni, vajzat janë vajza dhe djemtë janë djemtë”, thuhej në sloganin e cilësuar diskriminues.

Një grup katolik kishte menduar në fakt të zhvillonte me këtë autobus një turn në shumë qytete të Spanjës. 

Në një pjesë të autobusit shkruhej: “ Nëse ke lindur burrë je i tillë, nëse je grua do të mbetesh e tillë”.

Mendohet se autobusi me nënshkrime të tilla ishte në kundërpërgjigje të një grupi i cili mbron të drejtat e personave transgjinorë.

Vetë kryetari i Bashkisë së Barcelonës shkroi në tëitter se në qytetin e tij nuk ka vend për shenja fobizmi ndaj LGBT. “ Ne duam që fëmijët tanë të rriten në liri dhe pa urrejtje”, shtoi ai.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com