Vëzhguesit e të drejtave të njeriut  në Organizatën e Kombeve të Bashkuara , mendojnë se disa politikanë në Spanjë kanë shkelur të drejta e njeriut lidhur me arrestimet e bëra në Katalonjë.

David Kaye, raportuesi i OKB-së për lirinë e shprehjes dhe Alfred de Zayas, ekspert i OKB-së për demokracinë,  kanë theksuar se arrestimet e politikanëve, akuzat kundër liderëve të protestave, bllokimi i faqeve të internetit dhe hetimet në disa banesat, në themel  këto veprime bien ndesh me të drejtat e njeriut, kanë thën të dy ekspertët teksa komentojnë situatën në Spanjë.

“Pavarësisht paligjshmërisë së referendumit, autoritetet spanjolle kanë përgjegjësinë të respektojnë ato të drejta që janë thelbësore për shoqëritë demokratike”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu  zyrtarët  theksojnë se  tentative për të bllokuar këto nisma, krijojnë situate të cilat cënojnë vlerat dhe të drejtat e njeriut, transmetojnë mediat evropiane.

Redaksia online
N.M/Shqiptarja.com