Punonjësit e kujdesit shëndetësor nisën një tjetër grevë në kryeqytetin spanjoll për të protestuar kundër privatizimit të gjashtë spitaleve dhe disa qendrave shëndetsore për të cilat qeveria thotë se është me rëndësi jetike për të frenuar shpenzimet.

Më shumë se 70,000 punonjës të kujdesit shëndetësor punojnë në Madrid, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj masave të reja të qeverisë.

Një burim në qeverinë lokale thotë se ky veprim do të shpëtojë 20 për qind të shpenzimeve publike për 10 vitet e ardhshme.

“Kursimet janë thelbësore për të mbajtur shpenzimet e Madridit nën kontroll”, thotë një zëdhënës i qeverisë lokale.

Madridi shpenzon më shumë se 45 për qind të buxhetit të saj të përgjithshëm për kujdesin shëndetësor dhe për vitin 2013 i është dhënë rreth 7 për qind më pak në krahasim me vitin e kaluar.

Spanja shpenzon rreth 10 për qind të PBB-së saj mbi kujdesin shëndetësor, në përputhje me mesataren e vendeve të zhvilluara sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)