Në javën e 31-të të kampionatit spanjoll buzëqesh Real Madrid që i afrohet Barcelonës në vetëm 2 pikë. Katalanasit në ndeshjen ndaj Sevillas e shohin veten nga parajsa në ferr. Në një ndeshje delikate në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” skuadra e Luis Enrique e nis mjaft mirë duke marrë një avantazh të dyfishtë me golat e Messit dhe Neymar por vetëm kaq.
 
Më pas janë vendasit e Sevilla që fillimisht me Ever Banega dhe në fund me Kevin Gameiro vendosin shifrat finale Sevilla-Barcelona 2-2. Një gjysmë hapi fals për skuadrën e Barcelonës që sheh Realin ti bëjë presion .

Nga ana e tyre madrilenët më herët e fituan ndeshjen e tyre ndaj Eibar pastër 3-0.
 
barcelona reali


Golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo që tundi rrjetën e 38-të këtë kampionat dhe po ashtu shënuan edhe Hernandez dhe Jese.75 pikë ka Barcelona kryesuese ndërsa 73 grumbullon Real ii Madridid. Në barazim është frenuar edhe Atletico Madrid që barazon 2-2 me Malagan falë një dygolëshi të francezit Griezman.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)