SPANJE - Partitë pro-separatiste në Katalonja të Spanjës e fituan shumicën në zgjedhjet rajonale por dështuan të marrin mbështetjen e mjaftueshme për një referendum mbi pavarësinë.
Kreu i mazhorancës Artur Mas i cili është duke zbatuar një seri masash drastike ekonomike, kërkoi zgjedhjet e parakohshme për të testuar mbështetjen në objektivin e tij për pavarësinë e Katalonjas.
Votuesit të frustruar ndaj krizës ekonomike dhe sistemit spanjoll të taksave ja kanë dhënë 2/3 e 135 mandateve të parlamentit katër partive të ndryshme separatiste. Partia në pushtet “Aleanca e Konvergjencës dhe Bashkimit” ka fituar 50 vende në parlamentin 135 vendesh të rajonit, çka përbën një ulje pasi më parë kishin 62 mandate.
Partia, e cila mbështet pavarësinë nga Spanja, duhet të gjejë partnerë koalicioni për të mbetur në pushtet. Artur Mas ishte zotuar se do të mbante referendum për pavarësi nëse fitonte një mandat tjetër.
Rajoni, me 7.6 milionë banorë, është më i madh se disa vende të Bashkimit Evropian dhe llogaritet se përbën një të pestën e prodhimit ekonomik të Spanjës.
(l.c/ad.ti shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com